Tredh atë trill

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Tredh atë trill

Jo, nuk duket kotësi
Drejtësia mbi n’arrati,
Trodhi mbretëreshën
T’paprekur n’mbretëri.

Ka kohë dhe ka mot
Që po enden n’epsh,
Të ndezur gabimisht
Tek ndalimi i pa besë.

Dhe Perëndia kokën ul
Trilli i zotësis së kapur,
Zaptues i frymës tuaj
Ku shqyen, për dhunë.

E lirshëm ndiej frymën
Që po qarkullon drejtë,
Rrugës të mushkërive
Ky organ i zaptuar keq.

Keqardhje për ç’ndodhë
Gazi i botës qesh mbi re,
I dhamë shkas, t’gajaset
Fajet e tyre peshë mbi ne.

Mendësia, bëhet sehirxhi
E prekët more mbretërinë?
E zgjate pëllëmbën përmbi
Apo ju mundi e u bëri spicë?

Jo, nuk prajtën veç trill e trill
Sajesen ti tredhe, mo u fshih,
Kërcinjtë pezm ju kanë marr
T’zot tuaj, quhen grabitqarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu