Tragjedi në familje/ Aktorja e serialit “Fate të kryqëzuara” humb djalin

0

Aktorja turke Humeyra, e njohur për rolin e hallë Mahides në serialin “Fate të kryqëzuara”, ka humbur djalin e saj, Sadik. Aktorja e ka gjetur pa jetë të birin në apartamentin e tij. Lajmi i hidhur ka prekur të afërmit, miqtë e koleget e aktores shumë të njohur.

Djali i aktores, Sadik u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare. Ai pësoi atak në zemër. Humeyra nuk kishte kontaktuar dot me djalin e saj prej dy ditësh. Ajo shkoi në apartamentin e tij për një vizitë dhe e gjeti të vdekur. Miqtë nuk e lanë vetëm aktoren në ditën më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo u fotografua teksa mbahej prej krahu nga të afërmit, duke përcjellë për në banesën e fundit të birin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu