SPAK i sekuestroi inceneratorin/ Erion Veliaj tërbohet me gazetarët

0

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, një nga kandidatët më të mundshëm të dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas vendimit të sekuestros. Ajo që bie në sy në reagimin e Veliajt është se ai vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë për projektin e inceneratorëve edhe pse tashmë është e konfirmuar katërcipërisht se kjo është një aferë korrupsioni.

“Një Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore” shkruan Veliaj në një mesazh në Tëitter, duke shpërfillur malin e abuzimeve prej dhjetëra miliona eurosh që është zbuluar nga media dhe nga SPAK.

Gjithsesi në reagimin e tij ka edhe mllef ndaj mediave për të cilat thotë se janë të përfshira nga “histeria” dhe se i përkasin “baltës”, ndërsa gazetarët i quan “baltaxhinj të udhëhequr nga non grata”. Nuk kuptohet se përse Veliaj përmend “non gratën” duke iu referuar Sali Berishës, ndërkohë që sulmi ndaj gazetarëve është po kaq i vështirë për t’u kuptuar, kur Veliaj është një nga politikanët më të përkëdhelur nga mediat që i ushqen me leje ndërtimi dhe favore.

Mesazhi i plotë i Veliajt pas sekuestrimit të inceneratorit

“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu