Sondazhet në SHBA, Donald Trump-it, i rritet mbështetja

0

Rritja e problemeve ligjore për Donald Trump nuk e ka cënuar aspak statusin e tij si garuesi kryesor i republikanëve në zgjedhjet e 2024-s. Përkundrazi, akuzat penale kanë përforcuar pozitat e tij.

Ish-presidenti është paditur dy herë në 4 muajt e fundit; njëherë në Nju Jork për krime financiare dhe një herë në një gjykatë federale për akuza që kanë të bëjnë me keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara qeveritare.

Ai mund të jetë në prag të padisë së tretë, për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020-s dhe asaj të katërt për presion ndaj zyrtarëve publikë për ta ndryshuar humbjen e tij.
Por pavarësisht gjithë këtyre telasheve, fushata e Trump jo vetëm që ka vazhduar pa u ndalur, por edhe ka shkëlqyer.

Një sondazh, rezultatet e të cilit u publikuan më 31 korrik, tregon se ai udhëheq me 37 pikë mbi rivalin e tij kryesor, guvernatorin e Floridës, Ron De Santis.

Askush mes 14 kandidatëve nuk e kalon 6-përqindëshin dhe madje, më shumë se gjysma e tyre nuk arrijnë as tek 1-përqindëshi.

Në shkurt, udhëheqja e Trump ndaj De Santis në sondazhe ishte vetëm 2 pikë, 41 me 39 për qind. Kjo ishte dhe kuota më e lartë për guvernatorin e Floridës. Por ndërsa pozitat e tij kanë nisur të rrënohen dhe shifrat në sondazhe të fundosen, mbështetja për Trump ka mbetur e fortë si guri.

Dhe që nga padia e parë që u ngrit në javët e para të prillit e që e bëri atë ish-presidentin e parë që përballej me akuza penale, ajo është rritur.

Sipas mesatares së sondazheve, Trump ka qenë zgjedhja e parë e shumicës dërrmuese të votuesve republikanë që nga arrestimi dhe paraqitja e parë në gjykatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu