Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Komisari zbulon motivet e vrasjes

0

Tajlan dhe Pelin pësojnë një zënkë të rëndë si çift. Berk friësohet kur shikon
gjendjen e tyre. Pelin ofendon Tajlanin duke e quajtur atë pijanec. Ai largohet nga
shtëpia. Pelin bashkohet me Ojan dhe i kërkon asaj ndihmë kundër Merves. Ajo thur një plan në festën që po organizon Oja.
Elif rrezikon të humbasë licensën e saj si mjeke për helmimin që i ka bërë Ojas. Ajo
tenton të përdorë Merven për të korruptuar komisonin që të mos i marrin
diplomën. Askush nuk pranon të ndihmojë Merven. Elif kërcënon Merven se nëse
dënohet do të dëmtojë edhe atë.
Elif i kërkon falje Ojas që ajo të tërheqë akuzat. Oja nuk pranon. Elif kërcënon Ojan
se do të marrë hak prej saj nëse i hiqet licensa. Oja ka frikë për fëmijën që pret.
Inxhi e këshillon Ojan që të tërhiqet dhe ajo bindet.
Merve vendos të bashkëpunojë me Ojan për të larguar Elin nga jeta e tyre. Ajo i
kërkon Ojas të ftojë Elin në festë ku do ta eliminojnë atë. Merve fton njëkohësisht
Elin në festë ku i kërkon asaj bashkëpunim që të eliminojnë Ojan. Pelin i kërkon
Ojas që të ftojnë Merven në festë ku ta heqin qafe atë.
Arzu frikësohet nga ideja se Mehmet mund të ketë tentuar të vetëvritet prej saj.
Mehmet i shkon Arzusë në shtëpi dhe i shpreh asaj dashurinë. Enver përjeton keq
ndarjen me Arzun dhe nuk arrin të përqëndrohet në punë.
Arzu ballafaqohet me Mehmetin pasi e kupton që helmimi i tij me gaz nuk ka qenë
një aksident. Ajo kujtohet që ka para Burxhun në spital dhe vërteton se ajo është
fajtorja. Mehmet detyrohet t’i tregojë Arzusë se shënjestra e vërtetë e Burxhusë ka
qenë ajo.
Arzu e siguron Mehmetin se do të largojë Burxhun nga jeta e tyre dhe llon të
mendojë vrasjen e saj. Burxhu nuk heq dorë nga vrasja e Arzusë. Arzu i kërkon
Ojasë të ftojë edhe Burxhun në festë.©gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu