Shqiptarë, lini plazhet, lini çdo gjë e bashkohuni si n’kohën e Gjergj Kastriotit ta rrëzojmë këtë pushtet kriminal!

0

Shkruan Paulin Macaj

O burra e gra, o rini e shkollueme e prind që ju ka djegë shpirti nga padrejtësia! Është koha me i lënë plazhet, me i lënë kafenetë, rehatinë e çdo gjë tjetër pas dore, sepse sot nuk asht ditë për pushim, por asht dita e mbijetesës kombëtare! Këtu nuk jemi tue u qeverisë, por jemi të shtypun nën thundrën e nji bande që po na dhunon, po na çon zvarrë nëpër baltë e po na vjedh çdo pasuri me dritë të diellit. Këta hajdutë të pangopun kanë mbi tridhjetë vjet që e shqyejnë këtë vend si të ishte plaçkë lufte, ndërsa prindërit tanë po thyhen para kohe nga pamundësia për të mbajtur familjet, e rinia po ikën rrugëve të botës me gomone sepse këta ua vranë ëndrrat që në djep.

Kjo që po shohim sot nuk është thjesht një gabim, kjo është një goditje e pabesë dhe një tradhti e hapur kundër familjes dhe vlerave tona më të shenjta. Për racën tonë, familja dhe gratë janë të paprekshme! Çiftet tona janë e kanë qenë gjithmonë burrë e grua. Ata që guxojnë e predikojnë se martesat brenda gjakut janë në rregull, duke thënë se vajza e axhës, e tezës apo e hallës na qenkan “të huaja”, po gabojnë rëndë. Të pretendosh se fëmijët e vëllezërve dhe të motrave nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe mund të martohen, është një kalbësi që nuk ka asnjë lidhje me zakonet tona shqiptare! Ky nuk është thjesht tjetërsim, por një turp që kërkon t’i kthejë gratë në skllave të mbyllura nëpër dhoma. Ky lloj degjenerimi nuk është familje dhe nuk është shqiptari! Janë qëllime të qarta për të na hequr vlerat, sepse çdo veprim i keq prek çdo krah, e kjo nuk durohet, aq më pak në këtë kohë që i kemi shpallur luftë antivlerave! Kushdo që tenton të na tjetërsojë, do të përplaset me murin e gjakut shqiptar!
Ky bashkim i madh sot ka adat si një lumë dhimbjeje e revolte nga vjedhjet e pafundme, nga prishjet e shtëpive, grabitja e pronave tona të trashëguara e deri te vrasjet dhe marrja zvarrë e një populli të tërë! Kjo dhimbje e madhe po na zbraz trojet, sepse nuk po lënë më kënd të jetojë në këtë vend. Prandaj ky reagim është më shumë se një protestë; është një bashkim i madh shpirtëror sepse po na prekin aty ku nuk mban më. Në emër të Zotit, mos lejoni që nga kjo dhimbje e madhe të na pjellin dhimbje të tjera duke na njollosur me antivlera të huaja. Vlerat tona nuk gabojnë kurrë, ndërsa antivlerat janë thjesht një pakicë!
Ky kushtrim u drejtohet konkretisht edhe juve, emigrantë, bij e bija të këtij vendi, që po ju kushton kaq shtrenjtë kjo dhimbje e madhe! Ju që po shihni se si po shuhet vendlindja juaj nga babëzia e pushtetit, ju që u detyruat të ikni me lot në sy nga malli për shtëpinë tuaj, ngrihuni me atë atdhedashuri të pastër që e keni dëshmuar gjithmonë me sakrificë! Kombi sot thërret bijtë e vet, kudo që ndodhen, për t’u bërë bashkë e për të larguar një herë e mirë antivlerat, krimin e degjenerimin që po na mbyt. Nuk mund t’i lëmë shtëpitë tona të kthehen në gërmadha të harruara e as trojet tona të të parëve të përfundojnë në duart e oligarkëve të pangopur!
Sot që ndodheni në atdhe, ju bashkëkombas, duhet t’ju kujtohet çdo dhimbje që keni dëgjuar për prindërit e të afërmit tuaj kur ju ndodheshit larg! Kujtoni se si ua prishën shtëpitë e se si ranë plumba mbi njerëzit tanë gjoja për t’i ruajtur nga virusi, siç ndodhi me vrasjen e pabesë të Klodjan Rashës. Na i vranë njerëzit rrugëve e nëpër shkolla, e mbollën vendin me drogë e na terrorizuan me kriminelë. Ndërsa qytetarët e thjeshtë i arrestonin edhe për nji riparim çatie, pasuritë tona ua lanë horave, patronazhistave, të huajve e oligarkëve. Kujtoni dhimbjen e gazin lotsjellës që u hodhën nënave e fëmijëve që mbronin shtëpitë e tyre! Nxorën paketa ligjore me male me para të pista për të ndërtuar pa pyetur se e kujt asht prona, duke nënvlerësuar euron e pastër të emigrantëve me lekun e pistë të drogës. Na tërhoqën zvarrë e na shkelën dinjitetin! Sa herë që vini në atdhe, ju rrisin çmimet e çdo gjëje me papërgjegjshmëri totale, duke jua zhvleftësuar mundin e nji jete. Ju punoni me sakrifica të mëdha jashtë vendit, ndërsa këta hajdutë jetojnë këtu si sheikë!
Ne e njohim shumë mirë veten dhe miqtë tanë. Jemi një shoqëri që kemi trashëguar besime të ndryshme, por kemi pasur gjithmonë të përbashkët gjakun. Këtë e kam lexuar e dëgjuar se kush kanë qenë shqiptarët nga gjyshërit e besimeve të ndryshme, andaj e kam jetuar vetë gjatë gjithë jetës sime. Prandaj kam bindjen e plotë se këto vlera të lashta po e bashkojnë sot kombin për një Shqipëri ndryshe. Flas me krenari nga një atdhe dhe nga një krahinë ku jetuan të parët e mi, aty ku pushtuesi nuk shkeli kurrë dhe nuk dominoi në asnjë dekadë! Kemi jetuar ndër shekuj me familje të besimit mysliman, i kemi pasur miq buke dhe kemi lidhje gjaku që nuk i luan as topi. Te dajat e mi, që në çdo rrezik e në rresht të parë janë dajat dhe kushërinjtë e parë si Gjurez e Cokaj, ka besime të ndryshme por jemi një gjak! Po ashtu është edhe fisi i gruas, Bujaj e Bajramat. Kjo është harmonia jonë e vërtetë, e çimentuar me të vërtetën, besën e me burrëri, dhe nuk lejojmë askënd të na e fyejë apo ta tjetërsojë në shtëpitë tona! Çdo tjetërsim i tillë i vleravë është krejtësisht i njëjtë si vjedhjet, hajdutëria dhe dhuna që po bëjnë këta politikanë me popullin!
Prandaj ju bëj thirrje të qartë të gjithëve në këtë protestë: mos u mashtroni nga qarqe të huaja dhe nga tradhtarët e kombit që në shekuj i kanë shitur vlerat tona për interesat e tyre! Ne na gëzon pa masë bashkimi i trojeve shqiptare që po ndodh, por këtë bashkim të madh nuk lejon askush ta njollosë me qëllime antivlerash. Ky bashkim ka ardhur vetëm për vlerat e mira që kemi pasur historikisht. Kjo dëshmon se vlera e shqiptarëve po mbrohet dhe nuk ka forcë apo qëllim të huaj që të na e tjetërsojë! Ky bashkim dhe kjo protestë janë shpresa jonë e madhe për të kthyer vlerat tona të vërteta!
Më vjen keq për Iranin e për çdo vend që digjet në flakë, sepse për mua lufta është dhimbja më e tmerrshme e kësaj bote dhe kurrë nuk dëshiroj të shoh të derdhet gjak i pafajshëm, qoftë mysliman, çifut apo i besimit në Krishtin që erdhi për mbarë njerëzimin. Dhimbje ka mbarë bota, por vëllai im i vërtetë është hoxha, imami dhe prifti ynë shqiptar që flasin gjuhën e nënës dhe ndajnë këtë tokë me ne! Ata që e quajnë turkun apo ndonjë pushtues tjetër “vëlla”, nuk janë të racës shqiptare! Pushtuesi mbetet pushtues dhe ne nuk kemi asnjë lidhje me ta!
Kujtoni mirë se sa shumë gjëra të tmerrshme kanë ndodhur në këtë vend e sa shumë kemi duruar! Në qoftë se nuk rrëzohet ky regjim antivlerash e hajdutësh këtë herë, harrojeni Shqipërinë për gjithmonë! Për këtë betejë të madhe duhet durim i madh, vendosmëri e çeliktë e nji betim i shenjtë kombëtar! Dijeni mirë se kjo ndihmë e juaja për t’u bërë bashkë ka më shumë vlerë se çdo gjë tjetër që keni bërë deri më sot, sepse ky bashkim rrëzon pushtimin e brendshëm e i largon antivlerat nga ky vend. Po u rrëzua ky regjim, ju do të mbeteni në histori të shkruar me shkronja ari e keni se çfarë t’u thoni brezave që vijnë pas!
Sot jemi në luftë me një sistem hajdutësh, por lufta më e madhe është për të mbrojtur shpirtin, jetën në familje, pronat dhe identitetin tonë. E bëjmë kombin bashkë, e bëjmë sofrën bashkë duke ruajtur rregullat e secilit në sofër dhe duke ruajtur gjakun. Se gjaku është gjak dhe nuk bëhet ujë! Nuk duhet të lejojmë më të dëgjohen thirrje të huaja që na nxjerrin të largët me fëmijët e vëllait apo të motrës.
Mjaft më med durim ndaj këtij sistemi gjakpirës! Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë, të bëhemi nji mur i pakapërcyeshëm në këtë protestë kombëtare, ditë pas dite e pa u ndalur, që ky bashkim të mbetet në histori si dita kur populli mori në dorë fatin e tij. Kombi sot ka nevojë për ne, ashtu siç u mblodhën trojet shqiptare në kohën e të madhit Gjergj Kastriotit! Ne jemi kastriotët, jemi bijtë e kësaj toke të shenjtë e kemi për detyrë të ngrihemi me dinjitet për të vendosur vlerat tona të larta në vendin që u takon, ashtu siç i pat Shqipëria lart e me nder përpara pushtimit turk! Le të bëhemi bashkë për kombin, për brezat, për vatanin e për shqiptarinë, pa dallim vendi, krahine, besimi apo vendndodhjeje — të gjithë si nji trup i vetëm nën nji flamur!
KUSHTRIM KOMBËTAR, ZGJOHU SHQIPËRI, BASHKIMI ËSHTË FORCA JONË!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu