Shqipëria është nën pushtimin kibernetik dhe qeveria me kreun e saj nisin ditën duke folur për futbollin!

0
Shkruan Alba Kepi

Sipas informacioneve mediatike që vijne ore pas ore, deklaratave publike dhe të funksionarëve të lartë shqiptarë, konfirmohet se hackers iraniane kanë pushtuar Shqipërinë!

Kane marrë nën kontroll pikat kufitare të aeroporteve e porteve!

Kane marrë në kontroll portalin e dixhitalizimit të të dhënave kombëtare!

Kanë marrë në kontroll të dhënat personale online të çdo shqiptari!

Kanë marrë në kontroll të dhënat e pagave e të automjeteve të shqiptarëve!

Kanë marrë në kontroll të dhënat e Shërbimit Investigativ Shtetëror!

Kanë marrë nën kontroll të dhënat e punonjësve të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare!

Ky është fakti më i rëndë në historikun e Shqipërisë së lirë pas 1912 e pas tragjedisë kombëtare të sistemit komunist!

Kombi është në rrezik nga paaftësia e shtetit për të garantuar sigurinë kombëtare, të dhënat personale, privatësinë e të drejtat e çdo qytetari!

Kombi është në rrezik nga papërgjegjësi e shtetit për të reaguar nga ky sulm kibernetik, siç e quan qeveria shqiptare!
E harron të shtoj se është një pushtim kombëtar.

Shqiptarët janë në rrezik nga injorimi e mos informimi publik, që qeveria e shteti shqiptar me përfaqësuesit e tyre më të lartë i bëjnë ngjarjeve të fundit!

KM shqiptar e nis ditën sot me marketingun e futbollit, e egon personale për të dal në tv (globale), ndërsa mijëra të tjerë shqiptarë e punonjës të shtetit shqiptar, iu privohen të drejtat e privatësisë e u vihet në rrezik jeta!

Asnjë komunikim kombëtar nuk ka se çfarë po ndodh?!
Këshilli i Lartë i Sigurisë ekziston?
Presidenti si garanti i të gjitha institucioneve shtetërore a është i shqetësuar?
Po ju o deputetë që populli ju ka zgjedhur për t’i mbrojtur a jeni të preokupuar?

Hej hackersa iranianë ndonjë emer krimineli qe shëtit nëpër Resorte shqiptare e i shpall në kërkim a keni?
Ndonjë emër mafiozi që figuron me letra në burg e me trup në rrugë a keni?
Ndonjë emër të korruptuari që shet burimet kombëtare e tokën shqiptare e që shënojnë çdo ditë vendarritjet negative të klasifikimeve globale?
Mos i mbani me hatër këta më sipër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu