Shqipëri-Itali, miqësore luksi me kampionët e Europës në ‘Arena Kombëtare’

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur dje përgatitjet për dy kualifikueset përmbyllëse në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të sfidojnë Izraelin më 24 shtator, në transfertë, dhe do të presin Islandën në “Arena Kombëtare”, tri ditë më pas. Dy fitore na sigurojnë kreun e grupit, i cili është edhe objektivi, ndryshe mund të konsiderohet fushatë kualifikuese jo e suksesshme.

Ndërkohë, po mendohet edhe përtej angazhimeve të shtatorit. Kështu, FSHF, përmes faqes së saj në internet, ka zyrtarizuar miqësoren e dytë të muajit nëntor. Kësaj here kemi të bëjmë me miqësore luksi, sepse do të presim 4 herë kampionët e botës, fituesit në fuqi të Kampionatit Evropian, Italinë:

“Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi më 16 nëntor ndaj Italisë në “Arena Kombëtare”. Kjo miqësore ndaj kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj të luajtur më 18 nëntor 2014 në Genoa, ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kuqezinjtë, ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu