Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, blindohet New Yorku. Barrikada deri në 1.2 metra të larta

0

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka bërë që të blindohet New York-u. Barrikada deri në 1.2 metra të larta, kjo në kuadër të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e punës së organizatës.

Duke qenë se është planifikuar që një sërë liderësh botërorë dhe figura të tjera të profilit të lartë do të zbresin aty për takimet në OKB- siguria synohet të jetë më shumë se thjesht teatër.

Shefi i Departamentit të NYPD Kenneth Corey tha për mediat se përgatitja për Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti filloi menjëherë pas takimit hibrid të vitit të kaluar, ku morën pjesë shumë më pak liderë botërorë. Takimi i vitit 2020, në kulmin e pandemisë së hershme, ishte tërësisht virtual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu