Erion Veliaj thirret me urgjencë në takim nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim!

0

Zhvillime të papritura në politikën shqiptare. Kryebashkiaku Erion Veliaj është thirrur me urgjencë së fundmi nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Sipas burimeve të gazetës “Sot”, mësohet se ai ka braktisur në mes takimet dhe është paraqitur para diplomates amerikane. Ende nuk dihet se çfarë është biseduar, por ky takim vjen në një moment shumë të nxehtë të politikës.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi së fundmi takime të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u takua në Uashington me Senatorin e Teksasit, John Cornyn, që është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit. Gjithashtu Veliaj zhvilloi edhe një takim me djalin e Xhorxh Soros me Alexander Soros. Veliaj e cilësoi atë si një aktivist i palodhur për komunitetin tonë e për rajonin tonë.

Ndërkohë, kujtojmë se kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku pak ditë më parë ai ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney, kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer dhe shumë zyrtarë të lartë amerikan. Erion Veliaj është pritur në Capitol Hill, nga kreu i shumicës së Senatit Amerikan, Chuck Schumer (Sen Schumer). Kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar atij edhe një fanellë të kombëtares shqiptare, ndërsa e falënderon atë për vëmendjen që i kushton komunitetit shqiptar në shtetin e Neë York-ut dhe më gjerë.“Ishte një nder i madh të takoja kreun e shumicës së senatit Sen Schumer në Capitol Hill. Ai është një golashënues i vërtetë në futboll numri 10 në futboll- për problemet e komunitetit, veçanërisht për komunitetin Shqiptar në shtetin e Neë York-ut dhe më gjerë. Jemi krenarë ta kemi mik dhe aleat”, theksoi Veliaj në postimin në rrjete sociale.

Veliaj zhvilloi edhe një takim me Robert Aderholt, i cili është rizgjedhur bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin Amerikan.“Jam shumë i lumtur që miku im i vjetër, Robert Aderholt, është rizgjedhur bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin Amerikan, për të mbështetur dhe pasuruar aleancën e pathyeshme mes Shqipërisë dhe SHBA”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu