Sherret në grupin Bardhi-Noka, dëshmi se nuk drejtojnë dot një kioskë dhe jo më një Komision

0

Me sa duket, përveçse bëjnë mbledhje te përbashkëta, grupin e deputetëve të Bardhit dhe të Nokës, nuk i bashkon asnjë princim, asnjë projekt, asnjë politikë, asnjë miqësi, sepse, me sa del nga fjalët dhe debatet e tyre, ata nuk duken as si koleg as si miq as si politikanë që i përkasin së njëjtës llogore politike.

E filluan mbledhjen e fundit me akuza dhe kundër akuza dhe e përfunduan duke u larguar një pjesë e tyre më parë nga mbledhja, se mos akuzoheshin për spiunë nga kolegët e tyre.

Në mungesë të Berishës, problemi i madh që kanë, është se kush është “dashi” i tufës.

Sigurisht nuk e kemi fjalën për Sulën e Peqinit.

Kaosi i tyre i brendshëm është tregues eksplicit se atyre nuk mund t’u jepet asgjë në besueshmërinë e publikes, sepse ata më shumë se sa formacion politik, janë një grusht interesash të disa njerëzve të vegjël, që kanë ngecur aty si pasojë e inercisë.

E vetmja gjë e përbashkët e tyre janë hallet individuale.

Askush nuk bën propozime për të mirën e njerëzve apo për Reformën Zgjedhore, por të gjithë kanë nga një pazar për të ofruar.

Këtij grupimi edhe sikur t’ia besosh Reformën Zgjedhore, ata nuk do bien dakort me njëri-tjetrin, sepse secili prej tyre do bëjë kalkulime vetëm për veten e tij.

Ndaj Komisioni i Reformës Zgjedhore është një gjë serioze, që jo çdokush mund ta bëjë, por secili që mund të ketë një propozim konkret duhet të mirëpritet.

Por me këta është problem, se ti pret të dërgojnë propozime për Reformën Zgjedhore, ata të sjellin propozime se si mund të shpëtojnë nga SPAK-u apo nga burgu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu