Saimir Vishaj edhe pse është peshk, e tha: Nuk e imagjinoni ç’po ndodh në SPAK. Do ketë arrestime në masë…

0

Avokati Saimir Vishaj, edhe pse ngjan se mund të jetë njëri nder “peshqit” jo dhe aq të vegjël. ka komentuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai u shpreh në A2se BKH-ja nuk do të falë shokun e zyrës, prokurorin e posaçëm, familjarin e vetë, kjo është kambanë, tha Vishaj, për ata që mendojnë se korrupsioni në Shqipëri do të vazhdoj

“Nuk kanë rëndësi numri apo sasia e aplikantëve. Të kemi 60 aplikantë për BKH-në është një numër i madh. BKH-ja nuk është një vend punë, ky është një gabim. Ligji në lidhje me këto struktura të veçanta ka dalë që në vitin 2016. Për herë të parë do të kemi hetues kombëtarë. Struktura e tyre do të ketë në varësi edhe policinë gjyqësore. Hetuesi do të jetë në varësi të Prokurorisë së Posaçme, por roli që ka BKH-ja është e veçantë. Jo çdo oficer i Policisë Gjyqësore mund të marrë pjesë. Mund ta krahasojmë me FBI-në amerikane, por me një qëllim, kujdes ndaj krimit të organizuar dhe ndaj korrupsionit. Për herë të parë policia do të komunikojë me BKH-në që ka të bëjë me krimin e organizuar apo me korrupsionin. Duhet përgëzuar ngritja e kësaj strukture të posaçme. Për herë të parë duhet t’i themi stop krimit të organizuar apo korrupsionit. Kemi 30 vjet që situata ka degjeneruar. Urojmë që kandidatët do të përzgjidhen të jenë ajka e hetuesve.

Nuk e imagjinoni dot se çfarë po ndodh në Prokurorinë e Posaçme, nuk do ta imagjinoni dot se çfarë veprash penale ose subjektesh do të ndjekë BKH-ja. Jemi në një moment që duhet ta presim me qetësi. Nuk besoj që do të jetë rastësi përzgjedhja e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët do të jenë si hetues kombëtarë. Besoj se do të jetë një përzgjedhje, sidomos nga SHBA, dhe duhet të tremben ata që u përkasin “jakave të bardha” në korrupsion. Jemi në një moment që populli shqiptar duhet të prekë realitetin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Vishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu