“Sadna” shërohet nga Covid-19, aktorja tregon si duket pas betejës me virusin

0

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”, e ka fituar betejën me Covid-19. Disa ditë më parë aktorja bëri të ditur se ishte infektuar dhe u detyrua të karantinohej në shtëpi.

Ajo postoi vazhdimisht foto nga karantina e saj duke treguar se ishte mirë me shëndet dhe duket qetësuar kështu fansat që e pyesnin gjatë gjithë kohës. Ndërkohë ditën e sotme aktorja ka postuar disa foto të reja ku shfaqet në super formë dhe e quan veten një Barbie. Mes komenteve, shumë fansa e pyesin për shëndetin e saj dhe Sara i tregon se është shëruar. “Si je me shëndet?”-komenton një fans të cilit Sara i përgjigjet: “Ka ikur”. Ndërsa një fansi tjetër aktorja i tregon se është mirë me shëndet./revistawho.com

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu