Rruga e qartë e Donald Trumpit drejt fitores më 3 nëntor

0

Shkruan Daniel Mccarthy “National Interest”

Presidenti Donald Trump po kalon një javë shumë të mirë. Këtë nuk e tregojnë ende sondazhet, por tri gjëra janë kthyer në favorin e tij gjatë ditëve të fundit. E para është
fitorja e tij ndaj Covid-19. Ai ka rezultuar së fundmi negativ, dhe i është rikthyer fushatës.

A ka kjo ndonjë pasojë politike?
Sigurisht që ka ndikime emocionale, dhe nëse jeni të prirur të mendoni se votimi ka të bëjë me pasione, dhe jo me llogari të ftohta, rikthimi personal i presidentit nuk mund të jetë veçse një lajm i mirë për fatin e garës së tij më 3 nëntor. Dy zhvillimet e tjera të mëdha janë konfirmimi i Emi Barrett në Gjykatën e Lartë, dhe zbulimet e fundit mbi lidhjet korruptive të familjes Bajden me një kompani energjetike ukrainase. Të dhënat që u gjetën në një kompjuter që ishte braktisur në një servis në Delauer, dhe u botuan nga “The Neë York Post”, tregojnë se në kundërshtim me mohimet e mëparshme, Xho Bajden u takua në fakt me një zyrtar të “Burisma”, kompania që e pagoi djalin e Bajdenit, Hanterin, deri në 50.000 dollarë në muaj për shërbime që vlejnë dukshëm më pak.

A blenë ato para qasjen tek zëvendëspresidenti Xho Bajden? Apo bleu thjesht mbrojtjen e nënkuptuar nga një amerikane me emër dhe shumë lidhje?

Çfarëdo që të ketë shitur Bajdeni i ri, ajo i kushtoi jo pak një kompanie me shumë probleme me ligjin në Ukrainë. Si mund ta ndihmojë shërimi nga Covid dhe afera Bajden-Burisma, apo seancat dëgjimore të Barrett, për të kapërcyer hendekun aktual në sondazhe? Ndoshta ato mund ta ndihmojnë Trumpin të shmangë një humbje të shpejtë. Por dretori i Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Patrick Basham mendon se pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë shumë më e madhe se vitin 2016.
10-30 milion më shumë, ose 25-30 për qind më e madhe. Dhe Basham beson se ekziston një numër i konsiderueshëm i “votuesve të ndrojtur të Trump”, të cilët hezitojnë t’u tregojnë anketuesve qëllimet e tyre reale. Ishte zbulimi i votuesve të tillë “të ndrojtur” në favor të Brexit, ai që i dha mundësi NDI të parashikonte me saktësi rezultatin e referendumit në Britaninë e Madhe.

Skeptikët e hipotezës së “votuesit të ndrojtur të Trump”, vërejnë se ajo bie ndesh me një hipotezë tjetër:Pse të mos supozojmë se votuesit që gënjejnë në sondazhe, kanë më shumë gjasa të gënjejnë për mbështetjen ndaj Trump?

Basham thotë se shumë votues të mundshëm të Trump nuk po gënjejnë vetëm anketuesit, por edhe gënjejnë veten e tyre. Dikur Adam Smith e shpjegoi sjelljen morale në termat e një “spektatori të paanshëm”, që personifikon idenë e një individi me një ndershmëri pa ndonjë lloj interesi.
Njerëzit u thonë anketuesve se kanë disa zakone morale, por në fakt nuk i kanë ato. Dhe për sa i përket moralit publik të formuar nga media kryesore, votimi për Donald Trumpin është gjëja me e pamoralshme nga të gjitha të tjerat.

Ndërkohë një element në favor të Trump, është rënia e mbështetjes për Bajden në radhët e votuesve hispanikë. Një shtet i neglizhuar vazhdimisht në fushatë është Nevada, e fituar
nga Xhorxh W.Bush në vitin 2004 dhe e humbur nga Bajden ndaj Berni Sandersit, 18.9 përkundrejt 40.5 përqind në votimin përfundimtar.
Bajden kryeson në sondazhet më të fundit atje me 6-7 për qind. Por një sondazh i datave 7-11 tetor i kryer për “Las Vegas Review Journal”, zbuloi se Bajden kishte vetëm 2 përqind, pra 44 përkundrejt 42 për qind, brenda një marzhi gabimi të konsiderueshëm prej 4.4 për qind.
Bajden rrezikon jo vetëm në Nevada por edhe në Arizonën fqinje. Nga ana tjetër, sondazhet tregojnë se republikanët kanë 2 herë më shumë gjasa se sa demokratët që të votojnë në Ditën e Zgjedhjeve. Demokratët po mbështeten në pjesëmarrjen e fortë në votimet përmes postës.

Sesa mund të ndikojë kjo e fundit në rezultat, kjo mbetet një pyetje e hapur?

Trump është sërish në disavantazh në sondazhe, por ai është mësuar më këtë gjë. Politologët thonë se zgjedhjet presidenciale janë referendum mbi partinë në pushtet.
Covid-19 dhe kriza ekonomike që solli ajo, do të vinte në rrezik serioz rizgjedhjen e çdo presidenti. Por pavarësisht kësaj, Trump ka një avantazh:armiqësinë e paepur ndaj tij nga
ana e establishmentit politik të Amerikës. Amerikanët kanë treguar një pakënaqësi të vazhdueshme dhe në rritje ndaj këtij establishmenti gjatë 30 viteve të fundit.
Xho Bajden po premton një kthim në normalitet për elitën e Amerikës, por votuesit kanë zgjedhur më shpesh ndryshimin mbi stakuskuonë në 30 vitet e fundit. Donald Trump mund të jetë në detyrë, por për gjërat që shoqëria në tërësi është e shqetësuar, ai është ende kandidati i ndryshimit. Një sondazhi i Rasmussen, konstaton se 59 përqind e amerikanëve nuk presin që Baj den, nëse fiton më 3 Nëntor, ta përfundojë mandatin e plotë. Katër vite si president, i bënë një dëm të dukshëm Trumpit, që në vitin 2017 e mori detyrë 8 vjet më i ri se Xho Bajden. Shihni fotot e mandatit të parë dhe të dytë të ndonjë nga presidentët e fundit – ato të Xhorxh W.Bush apo Barak Obamës – dhe imagjinoni se si do të jetë një Bajden dukshëm më i vjetër. Ky është një terren i panjohur, dhe votuesit e dinë këtë gjë. Presidenti Trump nuk është i mundur. Variablat që janë në lojë në këto zgjedhje, i lënë atij shumë potencial për të fituar.

/Përshtatur nga CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu