Ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë!

0

Ripërsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë. Ky ka qenë vendimi që ka marrë sot Kolegji Zgjedhor, duke pranuar kështu ka kërkesat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota.

Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108. Ndërkohë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutisë së burgut, me pretendimin se ka pasur parregullsi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu