Ndalimi i kamionëve të mallrave nga Serbia, radhë e gjatë mjetesh në Merdare

0

Në pikën kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, janë duke pritur rreth 60 kamionë për të hyrë në Kosovë. Kolonat e këtyre kamionëve u shtuan, pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se është marr vendimi për ndalimin e transportit të mallrave nga Serbia për në Kosovë, një vendim për rritjen e masave te sigurisë dhe kontrolleve në kufi, pas incidentit të djeshëm ku forcat e xhandarmerisë serbe rrëmbyen tre efektive të policisë së Kosovës.

“Në Kosovë nuk mund të hyjnë mallrat me origjinë nga Serbia, e as kamionët, pavarësisht nëse janë bosh apo transportojnë mallra nga ndonjë shtet tjetër, e nëse kanë targa të lëshuara nga policia serbe. Ndërkohë kalimi i pasagjerëve po zhvillohet normalisht.

Vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe pasoi arrestimin e tre policëve të Kosovës nga policia serbe. Autoritetet kosovare pretendojnë se se tre efektivet janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, ndërsa institucionet serbe pretendojnë se janë arrestuar 1.3 km brenda në territorin e Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla konfirmuan se ky vendim mbetet në fuqi deri në një vlerësim të ri të sigurisë,” – raportoi gazetarja e Euronews Serbia nga pika e kalimit kufitar në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu