Qeveria financon fushatën elektorale me lekët e inceneratorëve

0

Këtë të dielë, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po vjedh para për fushatën elektorale nëpërmjet inceneratorit të Fierit. Deputeti Belind Këlliçi denoncoi Ministrinë e Infrastrukturës se nuk ka aplikuar penalitetet për inceneratorin e Fierit, pavarësisht se ato i parashikon kontrata.

“Në datë 31 Mars 2022, pra 1 vit pasi është deklaruar përfundimi i punimeve për Inceneratorin e Fierit shoqëria supervizore i drejtohet me shkresë Nr. prot 24, kompanisë koncensionare “Integrated Waste Treatment Fier” si dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës (autoriteti kontraktor) dhe Njësisë së Zbatimit (Arben Kaçorri).

Në shkresë kompania supervizore njofton Kompaninë konçensionare për penalitet të lindur për mosdorëzimin në kohë të impiantit. Deri në datën 31 Mars 2022 detyrimi që kompania konçensionare i detyrohej shtetit ishte 551 mijë euro. Kjo për shkak se punimet ndërtimore për realizimin e projektit kanë përfunduar që në muajin mars të 2021 e ndërkohë në mars të 2022, impianti ende nuk është dorëzuar.

Ministria përgjegjëse nuk i ka vendosur asnjë penalitet kompanisë konçensionare, por ka vendosur të bëjë 100% të pagesave vjetore brenda korrikut 2022. Mesa duket fushata elektorale po afron dhe Edi Ramës i duhen para për të nisur shitblerjen e votave.

Pra edhe pse në tejkalim të afateve, edhe pse Impianti i Fierit duhej të ishte dorëzuar dhe vënë në punë që në muajin mars të vitit 2021 dhe sot jemi më tetor të 2022, shteti vijon të paguajë rregullisht kompaninë e inceneratorëve fantazëm, ndërkohë që refuzon të penalizojë konçensionarin i cili sot që flasim, penaliteti që duhet të paguajë është 1.000.000 euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro”, tha mes të tjerash Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu