Policia në shërbim të politikës, pse duan ta mbyllin vdekjen e Lear Kurtit

0

Gazetari Ferdinand Dervishi, teksa është diskutuar për vdekjen e Lear Kurtit, mbrëmjen e 19 tetorit është shprehur se policia është vegël qorre në shërbim të politikës.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Dervishi theksoi se vdekjen e Lear Kurtit në komisariatin nr.3, policia do ta mbyllë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mos ngrihen në protesta.

“Policia ka qenë vegël qorre në shërbim të politikës. Këtë histori duan të mbyllin sepse shqiptarët po çohen në protestë, dhe rrezikohet politika.  Policia po manipulon provat sepse po i shërben politikës. Mekanizmi për vdekjen e Lear Kurti nisi me keqinformim. Luhet psikologjiksiht për ta ulur popullin, për t’i thënë se s’ka arsye për të protestuar”- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu