Një koment mbi një status të gazetarit Besi Bekteshi, për Semaforët e Shkodrës

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Sot në ditën e Pashkëve, filluan të punojnë edhe Semaforët në Shkodër, mbas 100 vjetësh. Shkodra ka qenë qyteti i I-rë në Ballkanin Jug-perëndimorë që ka patur zhvillime kapitaliste dhe tregëti me përëndimin e lindjen.

Me shkatërrimin e kapitalizmit, pronës private, kulturës së ndritur, nuk kishte sesi Shkodra të kishte semaforë si qytetet europiane, sidomos në diktaturën komuniste 50 vjeçare. Semaforët e parë, kanë filluar të funksionojnë në shekullin e XIX-të në Londër. Shtrohet pyetja se, përse në 30 vite në Shkodër nuk kanë funksionuar semaforët, kur ka patur edhe projekte dhe janë dhënë para publike, projekte pilote nga qeveria ose Bashkia?! Sot botova në statusin tim në F.B., dy foto të semaforit të ri dhe atij të ‘vjetër’ të shkatërruar prej 20 vitesh.

Gazetari Besi Bekteshi, kishte bërë një status me fotot që botova dhe shkruante: ‘Shkodra “demon’kratike” është kundra semaforëve’!

Provuan me një projekt pilot ti vendosnin semaforët në fillim të viteve 2000 në Shkodër, por….. Por i dështuan me qëllim. Përse?? 1. Nuk duan ( deshën ) qytetërim në Shkodër. 2. Nuk deshën që horrat e tyre, ata që ‘sundonin’ qytetin të ndaleshin kur ishte ‘semafori kuq’. 3. Nuk deshën të ketë ngjyrë të kuqe ( kumuniste) në qytet që ndriçon dhe nuk pranojnë semafor kur nuk ka ngjyrë blu. 4. Vodhën lekët e projektit. Semafori tjetër është i sotmi, por të djeshmit, thonë nuk duhen në Shkodrën ‘demokratike’. Me të drejtë gazetari i njohur Bekteshi, rendit disa arësye me fakte e prova se përse nuk kanë funksionuar semaforët në Shkodër në 30 vite. Sa për informacion për lexuesin po botoj disa fjalë për lexuesit, nga historiku i sinjaleve të trafikut ose semaforëve. Sistemi i parë i semaforëve, sinjaleve të trafikut u instalua, si një mënyrë për të zëvendësuar kontrollin e oficerëve të policisë mbi trafikun e automjeteve jashtë Shtëpisë së Parlamentit në Londër më 9 dhjetor 1868. Në dy dekadat e para të shekullit të 20-të, sinjalet semaforike të trafikut si ai në Londër ishin në përdorim në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku secili shtet kishte dizajnin e vet të pajisjes. Në shumë raste, kontrollohej nga një oficer trafiku i cili do të binte bilbilit përpara se të ndryshonte komandat në këtë sinjal, për të ndihmuar udhëtarët të lajmëronin ndryshimin. Komenti im: ‘Ke shumë të drejtë Besi’!

Ka qenë një projekt nga viti 2000-2001 dhe nuk dihet ku shkuan paret?! Por kanë pasë edhe një projekt tjetër nga 2014, me një firmë belge, por përsëri nuk dihet se përse, nuk u realizua, nuk kam informacion për para?! Ne 2014-2015 donin të ndërtonin gjithashtu, një nën-kalim në mes të qytetit, për ti’a bërë ‘gjëmën’ Qendrës së Shkodres, per te bërë parkim sipër, për hotelet përreth?! Më beso, se nuk kanë pasë të bëjne me ngjyrat, as blu as të kuqe, biles as për PD-në, i kanë marrë vendimet nëpër budrume?! Nëse e interpretojmë se kanë qenë blu dhe kanë qendër kundër së kuqes, do te bëjmë ‘lojën’ e disa individëve, që për qëllime personale kanë përdorur realisht këtë verb, por kanë vepruar ndryshe. Shkodra nuk ka bërë politikë në 33 vite, por para-politikë, duke i ‘shkelur syrin’, të gjithë kryeministrave, Nanos, Metës edhe Ramës. Edhe unë bëj politikë, por Shkodra ka më shumë rëndësi se partitë, të majta apo të djathta, ‘blu apo të kuqe’?! Shkodra e ka simbolin lokal Balshajt, kuq e blu.

E shkruaj publikisht, se nuk jam ndonjë ‘politikan idealist’ i madh, por realist, kështu është e vërteta. Shkodra në 33 vite, ka vuajtur për menaxhim të burimeve natyrore dhe njerëzore. Sot Shkodra po zhvillohet jo nga nga paratë e qeverisë, që janë shumë të rëndëishme, por menaxheri, drejtuesi i Shkodrës, i menaxhon paratë shumë mirë, është menaxher e pastaj politikan. Biles ka të ngjarë, që Kryebashkiakët në 30 vite, kanë dashtë me ba diçka për Shkodrën, por kanë qenë të patalentuar për menaxhimin e Shkodrës, nuk kanë pasë ide?! Qyteti i Shkodrës, flas djathtas nuk ka patur as menaxherë, e aq më pak politikanë në parlament, që janë paguar për atë punë. Politika në Shkodër në 33 vite, është zhvilluar me moton e ‘lagu se lagu’, ‘tha filani, po flasim me filanen’ për problematika të Shkodrës. Idetë e tyre, të drejtuesve lokalë dhe politikanëve, kanë qenë punët e familjeve të tyre, bizneseve ose fëmijëve të tyre!

Gjithmonë flas për të djathtët ose pseudo-të djathtët. U zgjata pak, kanë qenë nje ‘Sekt, i rrezikshëm 30 vjeçarë, dhe kanë pas krijuar idenë e rreme se Shkodra iu ka ‘borxh’, si te persekutuar?! Te shohim perpara, edhe në politikë, mendimi pozitiv e ka zhvilluar botën në të gjitha planet, që sot është në krizë, por ka optimizëm!

Duhet të mendojmë për të rinjtë, për të ardhmen dhe zhvillimin. Punët e mira duhet të lavdëronen, pse jo edhe Semaforët e shumë vepra të vogla e të mëdha për qytetin. Si përfundim, por përdori një status tuajin, që e vërejta në mëngjez para Bashkisë, për gurët e vendosur në rrënjët e pemëve. Mirë se semaforët kushtojnë, por gurët tek rrënjët e pemëve, mund të gjinden falas, me një dum-dum në Zallë të Kirit, ka sa të duash. Nuk është ceshtja e Semaforëve, por e së ardhmes së Shkodrës, që është e të gjithëve, të djathtëve, majtëve etj, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu