“Meta do i hajë kokën Ramës, kryeministri shkoi si cjapi te kasapi”! Parashikimi i avokat Ngjelës në linjë me miliona komente në rrjetet sociale!

0

Avokati Spartak Ngjela ka befasuar me deklaratën e tij, këtë mbrëmje, teksa ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga Presidenti Ilir Meta. Në emisionin ‘A Show’, avokat Ngjela u shpreh se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm, ndërsa u ndal dhe te propozimi që kryeministri Edi Rama i bëri vetes për ministër të Jashtëm, pas qëndresës së Metës.

Avokati tha se “Rama ka shkuar si cjapi të kasapi dhe kasapi do e therë cjapin”. Sipas Ngjelës, mungesa e Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë Metës të marrë vendime. “Rama e ka lënë vendin pa gjykatë dhe për pasojë nuk ka kush të kontrollojë institucionet”, tha mes të tjerash Ngjela.

““Ramën nuk e pranon më perëndimi, lere ca thotë ky. Edhe Nanon dhe Berishën nuk e pranonte Uashingtoni. Ky (Rama) të gjitha marrëveshjet i ka bërë me Uashingtonin. Rama do të jetë nën akuzë dhe me të nuk ka perspektivë. Të 3 kryeministria kanë qenë në akuzë. Po qe në akuzë do ikë sepse e heq Kushtetuta. Nëse je i rrekatushëm, SHBA nuk të pranon. Është i paaftë dhe krahasimi me Trumpin nuk qëndron. Trump ka qëndrimin e tij ekstravagant me median dhe nuk i ka blere. Trump i ka marrë votat me betejë dhe jo me vjedhje.

Rama bleu PS me leje ndërtimi. Është plotësisht i paaftë dhe nuk mund të vazhdojë si kryeministër sepse ka humbur ekuilibrin. Presidenti është më i kthjellët psikoligjikisht se kryeministri. Këta nuk e kuptojnë se ai president nuk ka asnjë lloj përgjegjësie sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ky është president pa përgjegjësi. E di çfarë do të thotë mos kesh përgjegjësi?

Në vitin 1972, Aldo Moro bën interpelancë për fqinjët në parlament dhe ai nuk foli për Shqipërinë. Dikush tha nuk fole për Shqipërinë, nuk është fqinj? Fqinj është tha, por qeveria shqiptare është qeveri pa përgjegjësi. Ky është president pa përgjegjësi. Ky vete si cjapi tek Kasapi. Nesër Kasapi ther cjapin. Ta shikojme”, deklaroi avokat Ngjela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu