Mesude ndahet nga jeta, Ejlyl përjeton dhimbjen më të madhe, këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Feride merr një lajm të trishtë pas vizitës mjekësore. Ejlyl dëgjon fshehtas bisedën mes Serkanit dhe Xhemres dhe dyshon se mes tyre ka diçka. Ejlyl ndahet nga Serkan dhe prish miqësinë me Xhemren.

Një sulm ndodh në shtëpinë e Songylit dhe Gynejit gjatë festës së kënasë. Zehra është shtatzënë dhe në këtë situatë bën plan për të përfituar para. Ndërkohë Gynej merr një vendim ndaj nënës së tij për të cilin Songyl është kundra. Kemal nuk heq dorë nga kërcënimet ndaj Ejlylit dhe bën planin e rradhës për t’u hakmarrë. Kemal rrëmben djalin e tij dhe plagos Mesuden. Ejlyl përballet me një dhimbje të madhe. Mesude nuk i përballon dot plagët e marra dhe ndahet nga jeta. Çfarë do ndodhë me Ejlylin, Byshrën dhe Metinin pas vdekjes së Mesudes? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja çdo pasdite ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu