Më në fund zbulohet çfarë video të Ferides fsheh Nerimani, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Meral i mban inat Xhemres dhe Ejlylit për shkak se nuk e fitoi punën si modele. Topraku zbulon atë çfarë po i fsheh Feride. Vajzat futen fshehurazi në zyrën e Nerimanit dhe shohin videon e Ferides. Ejlyl mëson se nga Defne se Mesude është shtatzënë.

Vajzat e jetimores zihen me Defnen dhe shoqet e saj. Xhenk kërkon të rikthehet me Kaderin por ajo nuk pranon. Serkan thotë para të gjithë klasës se nëna e tij punon pjatalarëse. Defne habitet kur e dëgjon këtë dhe i ulet hunda.

Kemal rikthehet në shtëpi por Mesude e përzë sërish. Ejlyl i qëndron pranë Mesudes pavarësisht të gjithë të këqijave që i ka bërë. Më në fund zbulohet çfarë video të Ferides fsheh Nerimani. Ajo është shfaqur në një klip me një pamje ndryshe. Feride shpëton nga kërcënimet e Nerimanit. Ejlyl merr një surprizë të bukur nga fotografi, tashmë fotoja e saj është në të gjithë posterat e qytetit. Songyl largohet nga jetimorja për të jetuar me babain e saj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu