Mbi 500 mijë euro mashtrim/Arrestohet Milena Deraj, mbështetësja e flaktë e Erion Veliajt

0

Milena Deraj, 30-vjeçe është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor dhe gjithashtu ka mashtruar shoqen e saj duke i thënë se do investonte në bono thesari.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Po në të njëjtën kohë, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, që ka pretenduar se është kërcënuar nga fisi Verracaku, për kthimin e parave.

Në kuadër të operacionit ‘Last Fraud’, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku, pasi kanë kanosur Milena Derajn.

Milena Deraj nuk është një emër i panjohur. Ajo, para disa vitesh është prezantuar si një mbështetëse e flaktë e Erion Veliajt ndërsa më vonë ka punuar në Bankën e Shqipërisë.

Milena Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq, ndërsa ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, shoqes së saj i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu