Bandat dhunojnë djalin e policit të Hetimit të Krimeve

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pardje, më 22 maj 2023 në Malësi të Madhe. Tre persona me maska dhe të armatosur, kanë dhunuar dhe lënë pa ndjenja nxënësin e shkollës së mesme “Nikë Mernaçaj” Tamarë.

Ditën e djeshme policia ka arritur ta fshehë ngjarjen, siç ka ndodhur edhe në vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan që vetëm pas investigimeve të medias u zbardh krimi makabër.

I mituri Antonio Frangaj, sapo ka mbaruar mësimin, ka dalë në rrugë përpara shkollës në fshatin Tamarë për të gjetur ndonjë makinë të shkojë në shtëpi të vet në fshatin Rapshë të njësisë administrative Kastrat, pasi zona nuk ka shërbime të linjës për udhëtim.

Rreth orës 14 e 30 minuta, në Tamarë, tre persona me maska dhe të armatosur, kanë rrëmbyer forcërisht dhe e kanë futur në makinë të tyre nxënësin Antonio Frangaj. Pasi kanë udhëtuar rreth 30 minuta me makinën e tyre, në mes të maleve, në vëndin e quajtur Grabom, tre banditët e kanë rrahur kafshërisht të miturin dhe e kanë lënë pa ndjenja në anë të rrugës.

Pasi kriminelët janë larguar në drejtim ende të paditur, për fat të mirë, kalimtarë të rastësishëm e kanë gjetur viktimën pa ndjenja dhe të gjakosur. Me shpejtësi e kanë transportuar për në spitalin rajonal të qytetit Shkodër, ku i riu po merr mjekimet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Qarkut Shodër ka dalë me versionin se banditët e kanë sulmuar të riun Frangaj për shkak të detyrës së të atit, V.F., i cili punon prej shumë vitesh në detyrën e ndihmës specialistit të hetimit të krimit.

Sipas policisë së Qarkut Shkodër, V.F. ka goditur shumë grupe kriminale që merren me kutivimin e hashashit në Veri të Shqipërisë, ndaj janë hakmarrë tek djali i tij.

V. SH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu