Mallë a mishërim…?

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Mallë a mishërim…?
Ç’ka kjo errësirë, o natë,
A e sheh yllin që shkëlqen mbi majat e lartësisë,
Mbi këtë botë, malli vret harrimin,
Sipër kësajë hava, që shpirtin n’fluturim,
E merr ngritjen mbi univers e ulet mbi të e sheh,
Dashuria jote, është dritarja ime që mban kujtesën e jetës gjallë.
Tek ky kraharor pushon qetsisht ti,
O mrekulli e kësaj bote që sjellë
madhështinë në gji,
Frymëzim për hapat në lëvizje të pakufishme.
Me u ngrit ç’mallshëm duke pritë,
Vazhdimin e takimit koherencave,
Që s’përtojnë me pritë gjithherë mishërimin,
Pritjen përtej s’pushuarit n’fluturim,
Me takimin e ditëve të ardhshme gjej,
Ekzistencën e qetësisë mbas kësajë,
O kënaqësi jetëgjatë e përbotshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu