Liderët perballë ngacmimit, shkrim i botuar në “Shqipëria Etnike” Nr. 137, datë 6 qershor 210

0

Shkruan SOKOL PEPUSHAJ

Prandaj të tëra nismat e derisotme kanë dështuar. Madje as gjuha e ekspertizës diplomatike e ndërkombëtarëve, megjithë definimin e plotpërplotë të sëmundjes së politikbërjes, nuk po arrin të shëndoshë funksionimin e një demokracie të paktën të pranueshme minimalisht
Ramiz Alia nuk rezulton trim si dikur Mehmet Shehu apo sot Ilir Meta.  As i farkëtuar a i gdhëndur si model karizmatik i tipit Enver apo Sali. Ai po, ishte dhe eshte nje skile, në kuptimin figurativ te shprehjes, pasi është i kuq i pasur, e, edhe mund të na fyhet. Ai po, ishte dhe është një komunist që përballë ngacmimit, krijojë antikomunizmin me… komunistë.
I pari që zuri në kular për model të antikomunizmit, pasi parmënden u la shqiptarëve për 50 vjet si mjetin më të avancuar për të zhvilluar bujqësinë, sektorin primar te prodhimit, ishte komunist. Sali Berisha. Në kular, në të majtë  të tij,si socialist, vëndosi po një komunist. Fatos Nanon. Pra, të dy të majtë , ia futën parmëndën Shqipërisë për 15 vjet, deri në 2005-ën, kur zorrët e shqiptareve filluan të protestojnë e rruga e tyre po merrte të teposhtën. Nano iku gjoja si i mnirë, si fëmijë i llastuar.Veprimi përballë ngacmimit iu muar fillimisht si lëvizje e studiuar e një finoku që nuk dallon shumë nga Alia. Ky është pikërisht rasti ku politika shqiptare agresionohet dhe Edi Rama, tashmë në timonin plot defekte të partisë socialiste, nis e agreson politikën, me qasje te studiuar drejt dobësimit të sistemit komunist e hajdut, mashtrues e fodull. Të parët që do hante ishin nga vatha e vet. Për disa çuditërisht, si fjala vjen për Nanon e Metën e shumë drejtues të partisë nëpër qarqe, për të tjerë spektakolarisht, iu deshen katër vjet, deri në zgjedhjet parelamentare të 28 qershorit 2009, të largoje jargët e komunizmit nga partia socialiste, të shkëpusë kontaktet e partisë me monstrat fodulle e servile e të lidhë kontrata me shtresat që synojnë një jetë më të mirë se sot.
Është ky format politike qe e dallon ndjeshmerinë e liderit përballë ngacmimeve, të pashmanshme për gjithkënd merret me politbërje, e veçmas për lidershipin. Sot PS-ja, si vazhduese e PP-së, ka tepër më pak ish komunistë apo bij asish, sesa PD-ja. Deputetet qe i kanë mbetur Ramës nga formati i krijimit të pluripartizmit nga Alija me tekinologji të kuqe, janë nja shtatë. Nga krahu i djathtë janë nja 14 copë. Pra, edhe përplasjet herë herë edhe banale, nuk ngjajne për vështrimin e shtresave pa interesa përfitimi të paligjshme me pushtetin, cilitdo deri sot, me  asgjë më shumë se me konflikte mes komunistëve të dy palëve për keshtjellën e pushtetit dhe mëpastaj për përdorjen e saj vetëm për përfitime të pameritëta. rkombëtare, Prandaj të tëra nismat e derisotme kanë dështuar. Madje as gjuha e ekspertizës diplomatike e ndërkombëtarëve, megjithë definimin e plotpërplotë të sëmundjes së politikbërjes, nuk po arrin të shëndoshë funksionimin e një demokracie të paktën të pranueshme minimalisht. Edhe deklaratën e ambasadorit amerikan John Withers se nuk ka krizë politike por qeverisëse, PD-ja e argumentoi përmes Aldo Bumçit si keqkuptim shprehjeje. Pra, Bumçi thotë botërisht se fjala  GOVERNMENT  mund të merret jo për qeveri, as  për qeverisje, por për sistem qeversjeje. Ja pra, lojë fjalësh, e merr djathin me piru apo piruni ngulet në djathë. Gati sa nuk tha se ambasadori amerikan qeverinë e lavdëroi, por ju nuk e lexoni deklaratën e tij se kur thotë qeveri ka parasysh pengesat qe opozita i ka vënë qevisjes përpara.
Ky model politike e ka lënë në këto “suksese” këtë vënd ku përditë e përnatë njerëzit çapiten të largohen nga vëndi, ku në çdo bisedë vetëm politika është në tavolinë. Edhe në ato tavolina ku mungon buka apo hiqen kush të paguajë një kafe. Madje politika për rrëzim sistemi a mbrojtje sistemi, është kthyer edhe në tifozllek.
Pavarësisht paradokseve, ku jo rallë e papranueshmja merret për normalitet e normaliteti për shkarje nga rruga e shkelur, me vullnet të skllavit në substancë e kostilacion shpirti, lëvizjet e fundit në përmasa të mëdha dhe kriza ekonomike në skaj të durimitr, duket se kanë ngacmuar aq shumë politikën e lluctë. Politikanët nuk po e ndjejnë rehat rehatinë me të cilën kanë qeverisur duke u sjellë keq. Deri tash themi, pasi Rama me këto ngrirje dhe nxemje, megjithëse i palexueshëm, kret ndryshe nga liderët e tjerë, me të papriturat dhe formatin e ri në protestbërje e politikbërje, duket ndryshe gjithçkaje është formatuar përgjatë historisë së Shqipërisë. Rama ka pastruar shumëçka në partinë që drejton dhe gjasat janë se do largojë edhe komunistët e mbetur, ndoshta detyrueshëm deri tash për ti patur në front. Përballë ngacmimeve dy liderët po sillen ndryshe njëri-tjetrit .
Rama që duket shumë i djathtë e Berisha i majtë, sido të venë punët, duket se do na sjellin të tjera pamje, në ditët që vijnë, përballë ngacmimeve që nuk mund ti ndalojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu