Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska, komenton zgjedhjen e kryeprokurorit Islam Abazi

0

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut, Biljana Ivanovska, u shpreh e rezveruar ndaj vendimit për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë për krim të organizuar, Islam Abazi, i cili dy ditë më parë u votua nga prokurorët në vend të Vilma Ruskovskës.

“Le t’i japim hapësirë ​​njeriut në punën e tij, por tabloja nuk është e favorshme deri tani. Duhet të investojë më shumë energji për të vërtetuar se ka vërtet integritet dhe energji për të luftuar korrupsionin”, komentoi kryetarja e Antikorrupsionit.

Ivanovska tha se nuk është e kënaqur me kriteret me të cilat zgjidhet kreu i prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe se duhet punuar për përmirësimin e tyre.

“Ajo prokurori është homologe e ish-Prokurorisë Publike Speciale dhe se aty duhet të kryhen të gjitha masat që kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë, që të mos ketë pengesa. Vërtet na duhet një energji e re që do të jetë vendimtare”, theksoi Ivanovska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu