BallinaPolitikëKryeministri i pistë/ ‘O i pafytyrë, o b****q’, ja si shahet Edi...

Kryeministri i pistë/ ‘O i pafytyrë, o b****q’, ja si shahet Edi Rama me deputetët e Parlamentit

Date:

Related stories

Paketa e Maleve dhe Çakorri

Shkruan Petrit Dukagjini Kur ligji vizaton kufij në letër, por...

Belinda fut 50 milion euro në kasafortën e Rrok Gjokës/ SPAK drejt veprimit

Në Shqipëri, çdo skandal që lidhet me tenderat publikë...

Nuk ishte aksident, por krim që mund të parandalohej!

Shkruan Belind Këlliçi Krejt vendi është i mpirë nga tronditja...
spot_img

Seanca plenare  është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Debati për buxhetin e vitit 2023, ka sjellë ngritje të toneve të zërit nga ligjvënësit, sa te vjen turp për fjalorin banal. Nje dite me parë kryeministri kiishte përdorur gjuhë shumë më të “ndyrë”, prandaj i kthejne reston këta “kundërshtarët”

Në momentin që pritej votimi elektronikisht i buxhetit, deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u futën në sallën plenare. Ndërkohë pasi Toni Gogu mbaroi fjalën, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkoi 5 minuta pushim sapo teknika e Kuvendit të bëhej gati për të votuar elektronikisht. Në këtë moment, Bujar Leskaj u ul në karrigen e tij, ndërsa deputeti tjetër Edi Paloka nuk ishte ulur akoma. Në këtë moment, Paloka po fliste nga vendi, dhe ka ndërhyrë Kryeministri Rama, i cili i drejtohet duke i thënë që të shkojnë të pijnë alkool sërish. Nga ana tjetër, ishte Edi Paloka, i cili ndërhyri duke i thënë Kryeministrit Rama nëse e kishte ndërruar pjatën. (Proces të cilin e përdorin ata të cilët konsumojnë kokainë).

Momente nga debati pa mikrofona i Ramës me Palokën e Leskajn:

Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.

Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.

Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës.

Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?

Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?

Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Siiiiii?

Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rr…. fare për ty

Edi Rama tund kokën dhe pi ujë

Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.

Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërm

Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…

Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe.

Edi Paloka afrohet drejt Kryeministrit: Kujt i bën presion ti mo. Ore legen, ty të njeh mirë e gjithë Tirana që je legen. O i pafytyr. O b.q. se s’të njohin këta ty, por unë të njoh mire se kush je. Mos kujto se do jesh gjithë kohën me këtë (gardën). Nuk do të mbrojnë këta.

Edi Rama: Po ju jeni tapë more, po ik andej..

Edi Paloka: Jemi ne tapë?! Po ti nga e di ti?! E ndërrove pjatën ti? Ke marrë ‘vizë’?

Edi Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë

Më pas Edi Rama i drejtohet Lindita Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy (Edi Paloka dhe Bujar Leskaj) që të freskohen?

Gazment Bardhi: Po kush je ti mo që të jep urdhra të dalin jashtë?

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu