Kosova po perceptohet si destabilizuese – Serbia mezi s’ka pritur

0

Xharra: Kosova po perceptohet si destabilizuese – Serbia mezi s’ka pritur.

Publicistja Arbana Xharra ka thënë se për shkak të insistimit të Qeverisë së Kosovës për targat, gjithçka është kthyer në disfavor të saj dhe në favor të Serbisë.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një lidhje direkte në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ajo ka shtuar se që nga ardhja e Qeverisë Kurti, ka pasur një largim relacioneve me bashkësinë ndërkombëtare.

“Kemi zyrtarë shumë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe këshilltarë të lartë të Administratës Biden që po japin deklarata. Ky është aktualisht edhe qëndrimi zyrtar i ShBA-së”

“Që nga ardhja e kësaj qeverie, kemi pasur një largim të relacioneve me bashkësinë ndërkombëtare. Ne pamë edhe me vizitat se sa gjatë iu desh Kurtit që ta ketë një takim me zyrtarë të lartë të ShBA-së”.

“Ne e kemi marrë si të mirëqenë relacionin tonë me Amerikën. Sidomos me ardhjen e presidentit Biden, është dashur që të punohet në një frymë tjetër”.

Xharra e ka cilësuar si të gabuar insistimin e qeverisë për targat, duke shtuar se Serbia mezi s’ka pritur që diçka të ndodhë në mënyrë që të tërhiqet nga institucionet.

Sipas saj, tërheqja e serbëve nga institucionet është bërë për ta rritur presionin për asociacionin.

Ajo thekson se vizitat e liderëve opozitarë në ShBA duhet të shfrytëzohen për të hapur kanale të reja diplomatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu