Kader në rrezik, a do mund ta gjejnë atë? Këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Vajzat mësojnë se Kader është gjallë por nuk dinë vendndodhjen e saj. Edhe pse mësojnë që Kader ndodhet në Shile ato sërish nuk e gjejnë mikeshën e tyre aty. Ezhder ka bërë një plan të mirëmenduar.

Ndërkohë Harika e cila di gjithçka pëson një aksident me makinë për faj të Ezhderit. Maxhide është në gjendje të mjerueshme pas aksidentit të së bijës dhe kërcënon Ezhderin se do i tregojë gjithçka policisë.

Songyl dhe Gynej shpërngulen në shtëpinë e tyre të re dhe janë më të qetë larg Zehrës.

Feride dhe Ali marrin një dosje të re për një ngjarje të tmerrshme.

Meral e mbetur pa asnjë zgjidhje vendos të dëgjojë Ezhderin dhe të arratiset jashtë vendit. Po me Kaderin ç’do të ndodhë? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja çdo pasdite në TV Klan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu