Jetoje ferrin…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Jetoje ferrin…

Kurr nuk the më fal
që ti më grise fëtyren,
Dhe prapë vashdove gjatë
pendimin nuk e njeh n’ekzistenë,
Para interesit tënd, të formësur
për qasjen në qefin tënd të sëmurë,
Dhe kalëron së mbrapthi i shtirur
lajkat, petk të janë bërë,
E vesh e ç’vesh n’nevoja
me të je mësuar prej kohësh, t’mburrur,
Njejtë atherë e tash t’hakërruar
vrazhdë e zgjedhë shikimin me lëshu,
Harbutshe më përgojon
qasjet e marrëzisë i ke huazuar,
Denigrimit i je dorëzuar
ç’ka me pritë në përcjellje t’pertejshme,
Shpresa që pat mbetë
shtrirë e sëmurë duke u shuar,
Të zgjodhëm ty o shërbëtori im
të mbrosh fëmijën tim
Në gjirin e nënlokes, jetesë e krijim
por, harrove se t’marrosi paraja,
Se unë kam nevojë me u rritë
ti nuk më don
me emrin tim, çdo ditë abuzon
Faqja e zezë të është bërë kostum
gëzoje se harrove se ishe për mu
Aty të kam dorëzuar, jetoje ferrin që kërkove, i pragshuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu