Ja si do të jetë vërtet fundi i telenovelës “Bija ime”

0

Në shtator nisi në TV Klan një nga serialet turk më të mirë të këtij viti “Bija ime”. Rolet kryesore i luajnë dy aktorë shumë të njohur, Beren Gokyildiz e cila luan rolin e Ojkyt dhe Bugra Gulsoy në rolin e Demirit.

Me skenat babë e bijë ata kanë emocionuar të gjithë publikun dhe aktualisht në TV Klan po transmetohen episodet e fundit. Së fundmi Ojkyn e rrëmbyen dhe Demir vendosi të japë jetën e tij për ta shpëtuar. Duke qenë se Demiri pranoi kushtin e Reshatit, shumë menduan se Demir do vdesë. Por në fakt Reshati nuk do e vrasë Demirin.

Ai do e mbajë Demirin peng dhe do e detyrojë të punojë për të. Ndërkohë të gjithë do mendojnë se Demir ka vdekur. Demir do arrijë ta gjejë një rrugëdalje dhe do bashkohet me Ojkyn dhe të tjerët. Fundi i telenovelës do të jetë shumë i lumtur. “Bija ime” do të përfundojë në muajin janar./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu