Ilir Meta thirrje SPAK-ut: Bëni ç’të doni! Fëmijëve të mi u kam thënë që nuk do u mbroj

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Top Story” i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë të gjitha çështjet për të cilat ai akuzohet.

Meta theksoi se një ndër prioritetet e tij është mos shkelja e ligjit, duke bërë me dije se në asnjë shtet që ka shkuar nuk i ka thyer ato.

Më tej, ish kreu i shtetit tha se edhe fëmijëve të tij u ka kërkuar që të respektojnë ligjet dhe nëse i shkelin ato, atëhere ai nuk do i dalë në krah.

“SPAk le të bëjë cfarë të dojë. Ilir Meta në asnjë shtet nuk ka shkelur asnjë ligj, e kam prioritet këtë. Edhe miqve tim ja u kam thënë këtë gjë, edhe fëmijëve të mi u kam thënë që prioritet kam tju shkolloj, ndërsa nuk ju mbroj sikur të shkelni ligjin më të thjeshtë të këtij vendi, keni për detyrë ta respektoni të jeni shembull”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu