Guvernatori Gent Sejko bankë private përmes kunatit Elton Gjipali, fshehja pas Eron Merko dhe Anila Misa, rrjeti mafioz që pastron para, të dhëna për SPAK

0

Përdorimi i pushtetit për pasurim familjar dhe pastrimin e parave të pista, është një fenomen masiv në Shqipëri. Madje ky ishte edhe motivi kryesor që SHBA-të futën në listën e zezë Sali Berishën.

Pushtetarët kujdesen për të maskuar shpërodorimin e pushtetit në favor të rrethit familjarë, duke futur në lojë njerëzit e bashkëshortëve, kunetërve, vëllezërve, motrave etj.

Prapaskena do të paraqesë disa fakte, përkime dhe lidhje, të cilat ngrenë dyshime të forta se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko qëndron pas një mikrokredie private, përmes kunatit të tij Elton Gjipali, dhe një rrjeti me natyrë mafioze që pastron para.

Në datën 12.11.2019, është themeluar shoqëria me emrin Lendal sh.p.k me Nipt- L92312049JM. Kjo shoqëri sot ka një kapital prej: 19.500.000,00 lekësh.

Objekti aktivitetit është kryerja e aktivitetit financiar të mikrokredisë. Aksionet zotërohen nga Anila Misa (30%) dhe Eron Merko (70%).

Çfarë nuk shkon me këtë shoqëri dhe lidhja me Guvernatori Sejko?

Mënyra se si është krijuar, si ka zmadhuar kapitalin, ku nuk justifikohet nga aktiviteti financiar i zotëruesve me burime të ligjshme.

Mënyra se si një shoqëri me burime financiare të dyshimta, është licencuar nga Banka e Shqipërisë (me nr. 54, datë 1.2.2022 licence) për të qënë Institucion Financiar i Mikrokredisë, bëri që të thellohemi më shumë për të gjetur personat që fshihen pas emrave të deklaruar si pronarë.

Shoqëria, referuar të dhënave në QKB, ka të regjistruar zyrën qendrore të saj në adresën: Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 5, Rr. “Ibrahim Rrugova”, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës, ngjitur me hotel restorant Karlsberg.

Në QKB, e njëjta adresë, identike, është deklaruar si zyrë qendrore e Shoqërisë “Ale Advisers”, me NIUS- L71919026U, themeluar që në 19.07.2017, dhe në pronësi të ortakut të vetëm Elton Gjipali, kunatit (vëllait të gruas Elona Sejko) të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kjo shoqëri ka sipas QKB-së aktivitet të gjerë, duke filluar nga konsulencat financiare, “Delivery” deri tek “debt collection”.

Në të njëjtën hyrje, Ap. 1 pranë ish bllokut dhe pranë zyrave kryesore të “Tirana Bank”, kunati i Guvernatorit krijoi dy kompani “collection” mbledhje borxhesh me Ale Advisers dhe “dhënie borxhesh” me Lendal.

Kush është Eron Merko?!

Eron Merko është një djalosh 36 vjeçar, i panjohur.

Ka filluar punë për herë të parë në Raiffesisen Bank në vitin 2012, ku ka punuar për vetëm pak muaj e më pas tek Banka Societe Generale Albania, me një pagë  që as bruto nuk kalonte 70 000 lekëshin në muaj.

Në vitet 2014, 2015 Eroni punoi për A.B.I. Exchange, për një page minimale prej 22 000 lekësh.

Në vitet 2015 – 2019, Eroni nuk dihet me çfarë është marrë, apo më mire dihet, por duhet ta tregojë vetë para SPAK.

Në shtator 2019 Eron Merkos nisi punë në Bashkinë Tiranë, me pagë 45 000 lekë.

Si me magji, Eroni, në nëntor 2019, themelon një shoqëri me një kapital që pagat nuk mundet t’ia justifikojnë.

Si u krijua shoqëria mikrofinanciare “Lendal” shqip “Jepi pare borxh shqiptarëve”?!

Në 16.6.2021, Eroni pranon zmadhim kapitali, përmes pranimit në shoqëri të një ortaku të ri: Anila Misa, që sipas vendimit të “ortakut të vetëm”: “Shoqëria Lendal shpk, është një shoqëri tregtare e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 12.11.2019… dhe do të operojë në fushën e mikrokredisë duke ofruar shërbimet e kredidhënies, këshillimit financiar, ndërmjetësimit si dhe ato ndihmëse që lidhen me veprimtarinë e subhjekteve financiare jo-bankë.”.

Përkundrejt shumës prej 4,500.000 lekësh, Eroni i kalon Anila Misës 30 % të aksioneve të shoqërisë, ndërsa vetë mban 70% të aksioneve, që përkojnë me vlerën e kapitalit të deklaruar prej 15,000000 lekë.

Çuditërisht, për shumën prej 4,500.000 lekësh që përkthehet në 30% të aksioneve të Anila Misës, është depozituar edhe Konfirmimi i DRT Tiranë mbi të dhënat e deklaruara nga individi kontribues në shtimin e kapitalit në formën monetare nga jashtë shoqërisë.

Ndërsa për shumën prej 15,000.000 lekësh, nuk ka një konfirmim të tillë që të justifikojë burimin e të ardhurave.

Shteti i Eronit apo i Guvernatorit?

Pas këtij transaksioni, Eron Merko autorizon për shoqërinë “Lendal” shpk, znj. Klodiana Tashi, lindur në Elbasan më 10.6.1988, banuese në Tiranë, të paraqitet në QKB, dhe në emër e për llogari të shoqërisë Lendal, të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e ortakut të vetëm të shoqërisë.

Kush është Klodiana Tashi? Ajo del se është prej Qershorit 2019, ekonomistja e shoqërisë ALE ADVISERS, në pronësi të Elton Gjipalit, kunatit të Gent Sejkos.

Koincidencë? Është po Klodiana Tashi, personi që Anila Misa, nga USA, ka autorizuar të “nënshkruajë Kontratën e Shitblerjes së Kuotave të shoqërisë Lendal shpk.”

Po vetë Anila Misa, kush është?

Edhe pse kontributin e saj të thjeshtë financiar duket se e ka të ligjëruar, madje duket si një njeri pa lidhje të dukshme me familjen e Guvernatorit Sejko, në fakt është e habitshme se si bashkëshorti i Anila Misës, Adnand Veizi, dikur në vitet 2015-2016 ka punuar…për një bankë të nivelit të dytë (NBG Bank Albania).

Të gjitha sa më sipër janë prova, fakte se Eron Merko nuk është pronari i vërtetë i licencës më të fundit që ka dhënë Guvernatori Sejko për shoqërinë e mikrokredisë Lendal shpk.

Kjo shoqëri disponohet de facto nga kunati i tij Elton Gjipali dhe akoma më “de facto” nga bashkëshortja e tij.

Elton Gjipali, nuk mohon dot lidhjen dhe njohjen me Eron Merkon, udhëtimet dhe harbimet jashtë shtetit që bashkë vëllain e Eron Merkos, Enuar Merkon, ia kanë emocionuar jetën jo pak here vitet e fundit kur Guverantor është “protektori” vetë Gent Sejko.

Eron Merko, përmbaruesi privat Enuar Merko, bashkë me të fejuarën avokaten E. K., kjo me adresë zyre avokatie pikërisht Ap.1 në rrugën Ibrahim Rugova, ku janë “Lendal” dhe “Ale Advisers”, kanë krijuar një rrjet mafioz, të larjes së parave të pista të Guvernatorit.

Por çështja e pronave që shiten për dy lek, pasi merren nga Elton & Elona Gjipali me përmbarues Enuar Merko është sagë tjetër aferash dhe rrjepje të shqiptarëve.

Bashkëshortja e Guvernatorit, Elona Sejko, në konflikt interesi, është drejtoreshë e një banke të niveli të dytë, e cila sipas ligjit kontrollohet nga burri i saj Guvernator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu