Greqia bllokon Shqipërinë në rrugën drej BE-së, kapriçiot e Edi Ramës i paguajnë shqiptarët

0

Bashkimi Evropian nuk ka vendosur datë për hapjen e kapitujve për Shqipërinë.

Dy duket se janë arsyet kryesore, ndërhyrja e Greqisë për dosjen “Beleri”, por edhe situata politike në vendin tonë. Në konkluzionet e këshillit të ministrave të BE theksohet se:

“Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”, thuhet në dokument.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

“Këshilli inkurajon zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen e konsultimeve me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim.

Këshilli mirëpret miratimin e legjislacionit dytësor për pakicat dhe vazhdon të nxisë Shqipërinë që të miratojë dhe zbatojë me shpejtësi aktet nënligjore të mbetura në lidhje me ligjin kuadër të 2017 për mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare në përputhje me standardet evropiane dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës.

Këshilli inkurajon gjithashtu Shqipërinë të përfundojë të gjitha proceset që lidhen me regjistrimin kombëtar në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet më tej në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu