Gazment Bardhi fiton gjyqin me Belind Ballukun, por 180 milion euro nuk di gjë SPAK-u ku shkuan!

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka fituar gjyqin kundër ministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Bardhit, Marash Logu, theksoi se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.

“U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje. Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë. Një abuzim për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro. SPAK ashtu si edhe gjykata e posaçme konfirmuan se zoti Gazment Bardhi nuk ka kryer kallëzim të rremë, por ka përmbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PD. SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzimit, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në emër të zotit Bardhi kam një apel për zv.kryeministren Balluku. Hajde në SPAK dhe përballu me akuzat që të janë bërë, me vjedhjen 180 mln euro të parave të qytetarëve shqiptarë, trego ku kanë shkuar këto para”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu