Gati ekipi i SHBA-BE për Tiranë për ngritjen e Byrosë së Hetimit, Hajdutët me Ramën e Metën në krye e Berishën e Monikën në radhë tërbohen e i bëjnë presion Monës të mos djegë mandatet!

0

Ngritja Prokurorisë së Posaçme, përmes emërimit të 15 prokurorëve pranë saj, do të sjellë një tmerr të ri për krerët e mafies politike shqiptare, të cilët po përpiqen këto ditë të destabilizojnë Shqipërinë me shpresën se do t’i shpëtojnë përballjes me drejtësinë. Sapo të ngrihet SPAK-u, një komision me ekspertë dhe hetues të SHBA-BE do të zbarkojë në Tiranë, për të themeluar, monitoruar dhe ndihmuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Komisioni ndërkombëtar do të jetë i ngjashëm me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit që mbikëqyr procesin e Vetingut. Komisioni do të qëndrojë për dy vite me radhë në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme pritet të godasin kokat e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

Gjatë hartimit dhe miratimit të ligjeve të reformës, Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, me anë të ushtarëve të tyre, refuzuan këtë komision me njerëz të SHBA-BE, me pretekstin se u cenohej sovraniteti. Pesëshja mafioze u tërhoq me turp kur një përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërcënoi se SHBA do të ndërpriste bashkëpunimin dhe financimin e reformës në drejtësi, nëse krerët e politikës nuk pranonin këtë komision. Pas këtij kërcënimi, të gjithë deputetët votuan ligjin për SPAK, ku parashikohet edhe zbarkimi i këtij ekipi në Tiranë. Ekipi i SHBA-BE do të marrë në dorë emërimin e hetuesve të Byrosë së Hetimit dhe hapjen e dosjeve të para të krimit dhe korrupsionit.

Në ligj u vendos që: “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit,

për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Ky ekip është një tjetër arsye që po i shtyn sot Edi Ramën, Lulzim Bashën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin që të destabilizojnë vendin, pasi e kanë vjedhur dhe sunduar prej tre dekadash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu