Fatos Lubonja: PD u përça nga Rama që përdori Bashën

0

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se në primaret që do organizohen nga PD duhet të kishte kandidatë nga të gjitha palët e opozitës. Përfshirë edhe Partinë e Lirisë. Ai shtoi se PD u përça nga kryeministri Edi Rama duke përdorur si instrument ish-kreun e kësaj force politike Lulzim Bashën.

“Mendoj se duhet të ishin bërë përpjekje nga të dyja palët. Nëse do kishte primare duhet të ishin me kandidatët e të gjithë palëve. Së bashku me Partinë e Lirisë. Kjo do ishte zgjidhja më e mirë për të shpëtuar nga një regjim i tillë që nuk njeh asnjë respekt.

Caktimi i njerëzve për të kandiduar në primare, me negociata mundet që të kishte një marrëveshje që të caktojmë disa njerëz që të ishin nga të dy palët. Më mirë do ishte të caktoheshin njerëz me konsensus nga të dyja palët. Kjo për të garuar se kë preferojnë më shumë votuesit e PD-së.

PS-së i lehtësohet puna shumë me ndarjen e palëve. Përçarjen aty e ka bërë Rama dhe instrument është bërë Basha. Duhet të luftohej që të mos vazhdonte dhe mendoj përsëri që këtë lojë të përçarjes Rama do e vazhdojë deri në fund.

Edhe me gjykatën që mund t’i japë vulën Alibeajt. Këtu nuk ka shanse edhe sikur e bashkuar të jetë gjithë opozita, përballë një regjimi që nuk pyet për asgjë”, – u shpreh ai në emisionin  “Opoen” të News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu