“Është nën hetim ndërkombëtar”, Sali Bersha lexon regjistrimet e gjykatësit amerikan për Edi Ramën! Dënon dhe mbylljen e “Mehmet Akif”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar. Sipas tij, kryeministri dhe kreu i qeverisë shqiptare po hetohet në Amerikë, për lidhjen me ish-kreun e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

“Personalisht Edi Rama është, sipas të gjitha indicjeve, ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar. Ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar. Po lexoj: Gjykatësi vendos të mblidhen dokumente e materiale të lidhura sa më poshtë: çdo regjistrim për çështje Charles McGonigal i cili hetohej intensivisht nga FBI.

Çfarë urdhëron gjykatësi? Të gjitha materialet në posedim që dokumentojnë çdo komunikim personal, mesazhe, email, komunikime, letra… mes McGonigal për çështjet që vijojnë: Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person të lidhur me Qeverinë, përfshi por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama”, lexoi Berisha.

Po ashtu, ish-kryeministri dënoi dhe mbylljen e kopshtit dhe gjimnazit “Mehmet Akif” në Tiranë, duke thënë se atje shkonin 250 Zaho, pra fëmijë.

“Një akt ndër më të rëndët, mbyllja pa asnjë shpjegim publik, por vetëm me diktatin e Erdoganit. Të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorin shqiptar të hymnit turk, Mehmet Akif. Me këtë rast dua t’i them dy fjalë Edi Ramës: Ke mbyll një kopsht ku kanë qenë 250 Zaho. Të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin.

Të mbyllësh me urdhër një kopsht shembullor… Çfarë u thotë ky 255 fëmijëve që nuk shkojnë më në kopsht, mund ta bëjë një njeri i përgjegjshëm këtë? Kurrë! E njëjta gjë dhe për kolegjin Mehmet Akif. Një nga më të mirët. Për problemet ideologjike që ka Erdogan me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë.

Ky është një akt i pashembulut. Të zbresë një kryeministër dhe të mbyllë një kopsht, kaq jo i lirë është ai”, vijoi Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu