Edi Rama hakmerret në familje të gazetares Ambrozia Meta/ Kryeministri po më lë pa burrë!

0

Gazetarja e njohur e politikës Ambrozia Meta, (Syri Tv), është përplasur sërish me kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialistëve.

Ajo e ka pyetur Ramën për çështjen e Portit të Durrësit duke i kërkuar sqarim, se përse kompania “e fshehtë” që do të ndërtojë portin e jahteve si dhe komplekse gjigante pallatesh, hotelesh dhe vilash në një truall gjigant të falur nga shteti, nuk do të paguajë as taksa dhe nëse qeveria ka bërë një studim se çfarë fiton shteti nga gjithë ky investim.
Pas kësaj kryeministri i është rikthyer “avazit” të vjetër me gazetarët që i bëjnë “pyetje me spec” dhe veçanërisht Ambrozia Metës, duke e akuzua se me pyetjet e saj po ushtron dhunë verbale ndaj tij.Për këtë situatë gazetarja ka bërë një reagim ironik në faqen e saj në Facebook këtë të premte. Meta shkruan se gjysma e burrave kanë ikur në emigracion, kurse ata që kanë mbetur kanë frikë që ta marrin për grua, kur dëgjojnë kryeministrin që e trajton si “dhunuese”.
“Edi Rama ka dërguar në emigracion, gjysmën e burrave të vendit. Ata që kanë ngelur në Shqipëri, që mund të kërkojnë dorën time për grua, ai i tromaks, duke u thënë që unë ushtroj dhunë”, shkruam Ambrozia Meta me sarkazmë.

Kujtojmë se edhe më herët mes kësaj gazetareje dhe kryeministrit, ka pasur përplasje të forta gjatë komunikimit të tij me medien. Madje herën e fundit Rama e dënoi Ambrozia Meta me “riedukim” duke mos e lejuar për 3 muaj rresht, që të marrë pjesë në komunikimet e tij me medien.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu