Domosdosmëria e psikologjisë muzikore dhe instrumentat idiofon dhe membranofon.

0

 Shkruan Prekë Mrishaj*

Para disa ditësh u zhvillua prezantimi i librit “Muzikologjia Konjitive” të Niels Trusbak dhe Albumi me muzikë “My way”, punuar nga Roland Guli në Sallën “Gjon Kapidani” të Shkollës artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër . Në këtë aktivitet prezantuan punët e tyre në lidhje me temën “Muzikologjia Konjitive” disa profesorë të shkollës artistike Prekë Jakova dhe një mjeke dhe informaticien: Temat e diskutuara ishin: Ilir Hoxha: “Modelimi kompjuterik dhe muzika”, Mjekja Liljana Qeraxhia: “Muzika dhe mjeksia”, Prekë Mrishaj: “Muzika dhe etnomuzikologjia”. Zaim Mërkulaj: “Muzikologjia tradicionale dhe muzikologjia konjitive” dhe Valbona Bushati: “Muzika dhe testet muzikore”. Emergjenca e nje psikologjie muzikore! Duke lexuar dhe hulumtuar, ju jepet mundësia që studiuesit e muzikës, studentët, profesorët, studiues të shkencave shoqërore si dhe të shkencave mjeksore e bën të domosdoshme emergjencën e një psikologjie të muzikës.

Autori i përkthimit dhe i botimit të “Muzikologjisë Koninjitive” të Niels Trusbak, Master Qamil Gjyrezi, duke studiuar dhe hulumtuar mbi terapinë e muzikës i jepet e drejta të përkthejë dhe të japi opinionet mbi këtë temë shumë të rëndësishme sic është “Muzikologjia Koninjitive” që kërkon debat dhe studim të mirëfilltë. Kuptimet dhe emocionet e muzikës janë menduar mijëra vjet përpara. Vlen të përmendet dhe kuptohet që mjetet e para muzikore që krijojnë emocion dhe kuptim janë mjetet që lindin sëbashku me njeriun (mjetet trupore).

Mjeti kryesorë që të jep emocion dhe kuptim është zëri që në bëlbëzimet e para i ka paraprirë fjalës. Kjo është teori që i hapë rrugën debatit mbi këtë temë. Sipas autorit të librit Trusbak, në Greqinë e lashtë sygjerohej muzikë me ndikime emocionale dhe me ndikim për raste të caktuara, p.sh., muzikë për luftëra, ritualet fetare, relaks, si ritet e lashta që janë trashëguar në shekuj, si ritet e festive dhe dasmave, ritet e mbjelljeve, korrjeve, doket etj. Gjatë mesjetës dhe rilindjes krujuesit e muzikës sugjeruan, marëdhënie midis kuptimit dhe tekstit të këngëve.

Gjatë shekullit 15-të ka pasë një rritje të të teorive në lidhje me ndikimin e muzikës p.sh lloje specifike të muzikës që nxisin ndjenja si: ndjenja e gëzimit, trishtimit dhe zemërimit. Në vitet 1767 sugjerohej që tingulli të veprojë si një lloj kujtese p.sh. ushtarët zviceranë në luftë raportonin ndjenjën e trishtimit duke e shprehur në mënyra të ndryshme, si dezertimi nga llogoret kur dëgjonin tinguj të ndryshëm të këmbanave të lopëve. Ky shembull na kujton istrumentët idiofon që përdoreshin jo vetëm për argëtim por edhe për të përcuar sinjale të ndryshme si briri që jep sinjale me gjuhën e shenjave.

Daullja është gjithashtu një instrument membranofon që dërgon sinjale të koduara nga një zonë në tjetrën, duke sjellë edhe shembullin e këngës së maje krahut apo shprehje të ndryshme trupore muzikore. Një kontribut të madh në zhvillimin e Psikomuzikologjisë ka dhënë Carls Darvin 1871, 12 vite pasi kishte botuar librin “Mbi origjinën e specieve”. Darvin konsideroi se aftësia për të kënduar dhe për të luajtur muzikë mund të shpjegohet si “adoptim biologjik”.

Darvin sugjeronte që aftësia muzikore ka afruar një avantazh në miqësinë ndërmjet njerëzve të parë. Në vitin 1926 në bazë të studimeve përmes lidhjeve të muzikës dhe emocioneve diskutohej për aplikimet e mundshme të muzikës si një lloj “terapie psikologjike” drejt zhvillimit të terapisë muzikore. Duke e mbyllur, i uroj kolegut tonë të nderuar studjues, hulumtues Qamil Gjyrezi gjitha të mirat në jetë dhe në studime të tjera për muzikën. *Prekë Mrishaj mësues i fagotit dhe studjues i folklorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu