Djali i Prigozhin merr drejtimin e “Wagner” dhe miliardat e të atit

0

Djali 25-vjeçar i Yevgeny Prigozhin do të marrë vendin e lënë bosh nga babai i tij dhe do të bëhet “bosi” i ardhshëm i grupit Wagner. Pavel Prigozhin duket se do të trashëgojë pjesën dërrmuese të pasurisë së babait të tij duke përfshirë edhe grupin mercenar, pronat dhe rreth 100 milionë paund. Kjo del nga një fotografi e postuar në mediat sociale të atij që duket të jetë testamenti i Prigozhin. I riu tashmë është duke negociuar me gardën kombëtare ruse, Rosgvardia për ribashkimin e organizatës mercenare në luftime në Ukrainë. Dikur një biznesmen me një perandori hotelierie, mik me Vladimir Putinin, Yevgeny Prigozhinit iu dha pseudonimi “kuzhinieri i Putinit”.
Prigozhin grumbulloi pasuri të mëdha përpara se të themelonte Grupin Wagner, aleat të Kremlinit, i cili mbështeti luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, në gusht, 2 muaj pasi 62-vjeçari udhëhoqi milicinë e tij private në një rebelim të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake të vendit të tij, ai vdiq në një aksident ajror pranë Moskës. Shkaku i incidentit ende nuk është përcaktuar. Në dokumentin e shpërndarë në një kanal Telegram, i cili nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur sugjeron se Prigozhin kishte lënë një testament që ishte noterizuar më 2 mars dhe ia la trashëgim djalit të tij pjesën më të madhe të trashëgimisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu