Çmëndet ish deputeti socialist Ervin Bushatit: Joe Biden dhe Donald Trump të ikin, duhet ndërrim gjaku në SHBA

0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se Joe Biden dhe Donald Trump nuk duhet të jenë më pjesë e politikës amerikane.

“Tani të jemi realist, Biden është 78 vjeç, Trump 76, do të duhet një ndryshim. Janë të dy në fund dhe do të duhet një ndërrim gjaku,” – u shpreh Bushati.

Deklaratë kjo që u pasua nga një koment i moderatores Mëhilli, e cila tha se nga të gjitha sondazhet që kishte lexuar, amerikanët nuk e donin mëc as Biden e as Trump në pushtet.

Sipas Bushatit një fenomen i tillë ka ndodhur që në kohën e Hillary Clinton e cila kandidoi pas të shoqit, Bill Clinton dhe u duk sikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pati asnjë ndryshim.

Gjatë transmetimit të emisionit Joe Biden ishte drejtpërdrejtë në një deklaratë për mediat pas zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Gjatë fjalës së tij, Biden u shpreh se “vala e kuqe”, e parashikuar si një spastrim republikan i Dhomës dhe Senatit, nuk ndodhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu