Bushati: Ishte mitingu më i madh i opozitës, u surprizova nga pjesmarrja, u injorua Antony Blinken

0

Andi Bushati e konsideron protestën e 20 shkurtit, si më të madhen që opozita ka zhvilluar pas zgjedhjeve të vitit 2021.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se disa militantë të opozitës, nuk pranojnë të trajtohen si “idiotë” dhe t’u thuhet se po qeverisen nga një kryeministër “i shquar dhe shumë i mirë”, siç e konsideroi Sekretari Blinken, Edi Ramën.

“Të them të drejtën nuk e prisja një pjesëmarrje kaq të madhe. Për mua, që pas zgjedhjeve të 2021, kjo është më e madhja protestë që ka bërë opozita, prandaj isha i surprizuar.

Ka shumë që thonë, se ky ishte një lloj gëzimi i militantëve të PD-së, një gëzim për bashkimin, si të thuash, atë që na ka bërë Rama për tre vite po mundohemi ta tejkalojmë.

Për mua, ashtu si e pashë, mund të quhet edhe pak provokative, por është mitingu më i madh që i ndodh opozitës, që rastësisht vjen pesë ditë pas vizitës së Blinken. Jo se çdo njeri që ka vajtur atje, ka thënë do shkoj ti thyej hundët Blinken, por ka një pjesë të elektoratit që nuk e pranon të trajtohet si idiot.

Nuk e pranon dot, as nga Blinken, Macron apo Meloni, që o shqiptarë, ju që po braktisni vendin tuaj, që gjysma e popullsisë po bie në varfëri, po ju drejton një udhëheqës i shquar dhe kryeministër fantastik, sic tha Blinken. Një pjesë e mirë e shqiptarëve këtë mesazh nuk e përtypin dot.

Pavarësisht që në atë protestë, emri i Blinken nuk u përmend, për këta u duk sikur Blinken nuk kishte kaluar fare nga Tirana”, tha Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu