Bixhoz me dashurinë/ Pinki vendos t’i tregojë Shivait të vërtetën, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Ragni i thotë Shivait se fejesa e saj u prish për shkak se mediat shkruajtën se ajo dhe Shivai janë të lidhur. Anika mendon se Shivai është lidhur vërtet me Ragnin dhe mërzitet. Pinki uron që Shivai dhe Ragni të lidhen por gjyshja i thotë se ai nuk e harron Anikën. Om dhe Rudra me Gorin dhe Bavjan bëjnë një plan për të afruar Shivain dhe Anikën. Anika vë re se Shivai e mban ende unazën e tyre të fejesës. Xhanvi zihet me Pinkin dhe i thotë se Anika është e duhura për Shivain. Pinki nxehet dhe thotë se do i tregojë Shivait që është djali i paligjshëm i Shaktit.

Xhanvi paralajmëron Pinkin se Shivai do e urrejë nëse e mëson këtë. Om dhe Rudra nuk do e lejojnë një gjë të tillë. Anika mundohet t’i tërheqë vëmendjen Shivait. Ajo bën sikur do bie në pishinë dhe Shivai e mban. Anika shikon unazën e fejesës në gishtin e Shivait dhe gëzohet. Ajo vendos të luftojë që ta fitojë sërish Shivain. Pinki kërcënon Anikën se do i tregojë Shivait që është fëmijë i paligjshëm. Halla insiston që Gori të hajë ladu çdo ditë pasi Ratan i pëlqen ato. Rudra i kërkon Bavjas të qëndrojë në shtëpinë Oberoi pasi të gjithë e duan atë. Rudra dhe Bavja kalojnë çaste romantike. Bavja arrin t’ja marrë varësen me çelësin Rudrës. Ajo vendos të sakrifikojë veten për Rudrën. Gjyshja i thotë Gorit se Om ka gjetur vajzën e duhur. Ajo tregon që kur Om ishte i vogël thonte që do e merrte nusen të turpshme dhe që do bënte gjithçka për familjen./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu