Bixhoz me dashurinë/ Om shpëton Gorin nga rrëmbyesit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika përpiqet të gatuajë ushqimin që kërkoi Shivai për sfidën por ajo nuk di. Rudra ndihmon Anikën dhe kërkon në internet si të gatuajë ushqimin. Shivai përpiqet gjithashtu të gatuajë ushqimin që kërkoi Anika po ai nuk e ka dëgjuar asnjëherë atë emër. Bavja thërret Kanan. Kana e ka provuar ushqimin që kërkoi Anika dhe i tregon Shivait si ta përgatisë. Shivai nuk ja del dot ta gatuajë siç duhet. Bavja i thotë Shivait se nuk do e lejojë ta humbë sfidën. Edhe Anika nuk ja del ta gatuajë mirë ushqimin që kërkoi Shivai por Rudra është i vendosur që të fitojnë.

Bavja dhe Rudra mendojnë të prishin pjatat e gatuara nga Anika dhe Shivai. Gjyshja i kërkon Anikës dhe Shivait të provojnë pjatat e gatuara prej tyre. Shivai provon pjatën e Anikës dhe bën sikur e pëlqeu. Edhe Anika bën sikur e pëlqeu pjatën e Shivait. Gjyshja i shpall të dy fitues. Omin dhe Gorin i ndjekin disa banditë të maskuar si fantazma. Ata duan të rrëmbejnë Gorin. Om rreh banditët. Ata nisen sërish për rrugë. Gori falenderon Omin që e shpëtoi. Om i thotë se e kishte për detyrë. Gori e pyet pse dhe pret që Om t’i thotë se ajo është bashkëshortja e tij por Om nuk e thotë. Gori mërzitet dhe i mban qëndrim Omit. Zvetlana i jep Texhit një varëse me një çip për ta përgjuar. Texh mendon si t’i japë një shenjë Xhanvit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu