Avokat Ngjela: Llalla ishte më i paprekshmi, do të kapet, vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë

0

Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar “rast pozitiv” vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla duke thënë se mund të shpëtojë vetëm po iku në Rusi. Sipas Ngjelës, Llalla ka qenë figurë aq e lartë sa mund të merrte të pandehur edhe kryeministrin. Ndër të tjera shtoi se Adriatik Llalla mendoi se do të fitonte luftë me Amerikën, por duhet të tregojë ku i ka gjetur pronat që nuk i justifikonte dot.

Ngjela: Këtu flitet ç’bën Llalla. Lalla nuk shpëton dot dhe vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë. Ne ç’na intereson. Ai u dënua dhe kjo është kryesorja. U dënua për korrupsion se nuk justifikonte dot pronat. Ka ikur nga terminali i Rinasit. Ai tjetri quhet fati i njeriut, jo i shoqërisë, as i shtetit. Ka qenë figura e katërt në Shqipëri. Ka qenë në pjesën tjetër se nuk i takon administratës shtetërore, është rang i lartë, është mbi rangun e kryeministrit se e merr të pandehur kryeministrin. Problemi është se nuk vihen këta si Prokurorë të Përgjithshëm. Këta i marrin nga hiçi. Në një moment të caktuar vijnë dhe reflektojnë për të ardhmen. As Enver Hoxha nuk e bënte këtë, pavarësisht se e kishte në interesin e vet. Këta i kanë bërë kungujt që i kanë bërë nga 1991 e këtej. Kam biseduar me të, nuk e njeh jurisprudencën. Shiko ç’ka bërë. I kanë gjetur prona të pajustifikuara, çfarë mbrojtje do ky? Po ti kishte denoncuar normal sipas ligjit, do ishte normal, pra ka shkelje dhe e ka ne funksion të korrupsionit. Prokurori ishte aq mendjelehtë sa mendonte se do të fitonte dhe luftën me Amerikën. Ka prova në mes, të na thotë ku i ka gjetur pronat.

Një gjyqtar tha mi ka dhënë gjyshja 400 mijë euro. Gjyshja ishte në kasolle. Nuk më duhet fati i këtij personi, ai është i dënuar lehtë. Po u fsheh 2 vjet nuk shkon më në burg, por në funksion të të ardhmes juridike dhe të drejtësisë shqiptare, është rast pozitiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu