Amerika voton, Donald Trump drejt fitores së thellë

0

Skruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Sot Amerika është para një prove të madhe. Kjo e martë e bardhë, është dita e zgjedhjeve në Amerikë për legjislativin që përcakton vijën filozofike të Kongresit dhe tonalitetet e debateve politike të Washingtonit.

Shqiptarët kanë arsye të forta ta shohion këtë ditë, si të tyren. Me një përmbasje pushteti andej, ndërron klima politike dhe sjellja ndaj hajdutëve edhe këtej.

Ka vite që në pushtet kemi hajdutë, non grata e kriminelë. E nesërmja e Amerikës ëshëtë edhe jona.

Si kurrë në histori, këto dy vjet kanë kaluar me tensione politike. Kontrolli i shtëpisë së ish Presidentit Donald Trump, e ka rrirur reputacionin e republikanit dhe sot, Amerika vëndos.

Pas rezultateve, ka vetëm respektim të sovranit.

Në çdo gjysëm mandati presidencial, Amerika provon “temperaturat” politike për gjysmën e dytë të kater vjeçarëve.

Në këtë gjysëm mandati, presidenti Joe Biden, ngjan të mos jetë favorit. Një fitore e sotme e ish Presidentit Danald Trump, mund të sjellë disa pikëpyetje për dy vjeçarin dytë të Presidentit aktual. Gjithandej mund të ndodhë gjithçka, pas rezultateve për 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe  35 nga 100 në Senat, plus gara për 36 guvernatorë.

Këto përfundime ndërrojnë edhe koordinatat politike, edhe tonet, edhe shumëçka tjeter nëse është e mirë për kombin.

Këtë herë prite pjesmarrje e lartë në votime. Republikanët janë shumë më favoritë. Mbi 42 milionë amerikanë kanë dhënë versionin përmes votimit të hershëm.

Në çdo mes mandati, Amerika largon ndonjë “lëngatë” të vogël, pasi politika është e debatueshme kudo. Amerika voton për sigurinë, autoritetin, ekonominë, rregullin, besimin.

Sot po votohet për nesër. A do kemi një epokë të re, është pyetja normale, pasi gjithçka mund të pritet?

Ish Presidenti Donald Trump, po ringjitet.

Bie në sy kjo ngjitje, pasi gjithë sytë e shqiptarëve këtej janë ngulur. Një ngjitje e tillë, do na shëndërroi rrugën tonë, pasi atndej vijnë sinjalet e “udhëtimeve”. Non grata Sali Berisha, nuk dihet si do jetë neser. Lobingjet i nohim dhe rruga 32 vjeçare jona ka qënë orientim amerikan.

Edhe Donald Trump deri sot ishte nen akuzë, por sovrani po e “pastron”.

Amerika gjithsesi, nik po voton sot për sot, as për dje, po voton në këtë mes mandati për nesër.

Nesër është ditë e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu