Ahmetaj: Telefoni i biznesmenit zbuloi 12 udhëtimet me charter të Ramës; i përfshirë në aferën e Eko Parkut

0

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV ka denoncuar atë që njihet si afera e Eko Parkut.

Ahmetaj tha se në këtë aferë është përfshirë familja e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij është në konflikt interesi dhe në korrupsion të drejtëpërdrejtë.

Sipas Ahmetaj, në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter dhe këto i ka edhe SPAK.

“Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë”, u shpreh Ahmetaj.

Intervista:

Ahmetaj: Do ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja?

Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut.

Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit.

Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.

E ka çuar Grupi Parlamentar i opozitës…

Ahmetaj: Nuk diskutohet që nuk hetohet. Nuk diskutohet që nuk do hetohet. Në telefonin e një biznesmeni, kur të më vijë kujtesa do ta them, janë mbi 12 fluturime ‘çarterash’ të kryeministrit që e ka SPAK-u. Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë. Për projektin e tunelit. Kam qenë present. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgurdulluari, t’i mungojë, qimja i prapanicës. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë më 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë.

Dhe përveç fakteve, se ky është fakt, po e heton SPAK-u, dhe ajo thotë sa të jetë Altin Dumani atje mua nuk më hyn gjemb në këmbë. Po patjetër se vettingun e kanë bërë njerëzit e kryeministrit, njëra është motra…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu