Apartamenti “djeg” ish-deputetin e PD, Asllan Dogjani, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg

0

SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti.

Sipas kërkesës së prokurorisë, dënimi për Dogjanin mund të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Ish-deputeti po gjykohet për mosdeklarim të të ardhurave, në lidhje me blerjen e një apartamenti. Çështja lidhet me dyshimet për mosdeklarimin e burimeve financiare të përdorura për blerjen e pronës.

Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe të marrë vendimin përfundimtar për çështjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu